Një 35-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes rreth orës 19:56 në Kodër Kamzë në rrugën “Nikol Vatnikaj”. Viktima, sipas informacionit të Policisë së Tiranës, është identifikuar me inicialet C.K. banues në lagjen Nr.1 Bathore. 35-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij me targa të huaja. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe kanë rrethuar skenën e krimit. Ndërkohë që uniformat blu po bëjnë kontrolle në zonë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.