Granit Xhaka rrezikon të mos luajë me Zvicrën në Ligën e Kombeve, për shkak të një hetimi që lidhet me një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19. Futbollisti shqiptar i Zvicrës ka pranuar akuzën dhe ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me autoritetet për zbardhjen e plotë të çështjes.
Në një deklaratë publike, Xhaka ka shpjeguar se në atë periudhë kishte dyshime dhe shqetësime të mëdha lidhur me vaksinën. Ai pranon se vendimi për të siguruar një vërtetim vaksinimi ishte i gabuar dhe shprehet i penduar për veprimin.
“Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e duhura. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë. Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim dhe jam i gatshëm për zbardhjen e plotë të fakteve. Do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet përgjegjëse”, deklaroi Xhaka.







