• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tronditje për Ilir Dajën, titullari i padiskutueshëm e mbyll te Dinamo

13/01/2026
Prag historie, suksesi i ekipeve shqiptare “pushton” Panorama Sport

Kualifikimi i Dinamos në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, i ka kushtuar rëndë bluve duke qenë se kanë humbur shërbimet e Bekim Maliqit. Mbrojtësi i djathtë u dëmtua që në mesin e pjesës së parë duke u detyruar që të largohet me barelë nga fusha e lojës dhe ditën e djeshme, i është nënshtruar një rezonance magnetike.

Për fat të keq, ka rezultuar që dëmtimi të jetë aq i rëndë sa edhe mendohej në fillim, pasi mbrojtësi nga Kosova, ka këputur ligamentin krocat. Një dëmtim i tillë, është një nga dëmtimet më të rënda që futbollistët pësojnë dhe për këtë arsye, sezoni i Maliqit konsiderohet i mbyllur pasi për rikuperimin e tij, nevojiten rreth 6 muaj apo edhe më shumë.

Mbrojtësi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale e më pas, do të duhet të pushojë për disa javë para se të nisë terapinë dhe stërvitjen individuale ku fillimisht do të ketë fizioterapi, ushtrime e vetëm në javët e fundit para rikthimit, do të zbresë në fushën e blertë. Te Dinamo, shpresojnë që Maliqi të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri duke qenë se ky sezon dhe Europa, janë praktikisht të vështira ose edhe të pamundura, pasi rikthimi i nxituar në situata të tilla, do të çonte në një dëmtim edhe më të rëndë.

ZËVENDËSIMI- Dinamo ka mungesa në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe aktualisht, vetëm Meksi është mbrojtës në atë krah. Në kushte të tilla, Dinamo do të kërkojë me patjetër ndërhyrje në merkato për të plotësuar repartin e prapavijës, duke parë se sezoni është i gjatë dhe nuk kanë përfunduar as gjysmat e ndeshjeve, duke përfshirë këtu edhe Kupën e Shqipërisë dhe “Final 4”. Kështu, ditët në vijim pritet që Dinamo të afrojë në skuadër mbrojtës të djathtë për të mos pasur shqetësime në vazhdimësi të sezonit, megjithëse në këtë pikë të kampionatit, alternativat në treg nuk janë të shumta.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Nuk u ftua nga Maran, por Jasir Asani realizon një kryevepër në Champions (VIDEO)
Sport

Nuk u ftua nga Maran, por Jasir Asani realizon një kryevepër në Champions (VIDEO)

12/10/2026
Dua të fitoj Champions në “Camp Nou” – Balkanweb.com – News24
Sport

Trajneri i Barcelonës para Champions: Atmosferë pozitive, nuk do jetë e lehtë

12/10/2026
Play-off-i i Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet në Uells, nesër sfida vendimtare – Balkanweb.com – News24
Sport

Play-off-i i Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet në Uells, nesër sfida vendimtare – Balkanweb.com – News24

12/10/2026
Tirana, presidenti Halili pas derbit: Mund të shkojmë larg, gjithmonë ka premio në ndeshje të tilla
Sport

Tirana, presidenti Halili pas derbit: Mund të shkojmë larg, gjithmonë ka premio në ndeshje të tilla

12/10/2026
“Moment historik”, Arteta karikon skuadrën para finales së Champions League: Të përmirësohemi vazhdimisht për të fituar
Sport

Champions, flet trajneri i Arsenalit: Na pret ndeshje delikate, i kam të qarta idetë e lojës

12/10/2026
Partizani dhe Tirana për të shpëtuar pankinën, vëzhgimi i derbit në barazi perfekte që nga viti 2001
Sport

Partizani mbetet pa trajner, një kroat alternativë për pankinën – Balkanweb.com – News24

12/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

13/10/2026
Nuk u ftua nga Maran, por Jasir Asani realizon një kryevepër në Champions (VIDEO)

Nuk u ftua nga Maran, por Jasir Asani realizon një kryevepër në Champions (VIDEO)

12/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al