Presidenti Donald Trump, gjatë konferencës së tij për shtyp lidhur me operacionin që çoi në arrestimin e Nicolás Maduros, deklaron se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të organizojnë një sulm të dytë “dhe shumë më të madh” ndaj Venezuelës nëse situata e kërkon.
Trump u fokusua gjithashtu tek sektori i naftës, duke thënë se biznesi i naftës në Venezuelë ka pësuar një “fat të keq” dhe se kompanitë e mëdha amerikane do të hyjnë në vend për të rregulluar infrastrukturën dhe për të nisur fitimin e parave për vendin.
Presidenti shton se fillimisht kishte parashikuar një “valë të dytë” të operacionit, duke supozuar se do të ishte e nevojshme, por falë suksesit të sulmit të mbrëmshëm, ajo mund të mos jetë më e nevojshme.
Trump thekson se SHBA-të janë të gatshme për çdo skenar dhe se siguria e qytetarëve amerikanë dhe stabiliteti i Venezuelës mbeten prioritetet kryesore të qeverisë së tij.









