• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trupi i ekstremistit Kaçifas ende në morgun e Gjirokastrës, familjarët s’e varrosin pa ekspertizë greke

30/10/2018
Trupi i ekstremistit Kaçifas ende në morgun e Gjirokastrës, familjarët s’e varrosin pa ekspertizë greke

Trupi i 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifas, ende nuk është tërhequr nga morgu. Familjarët e Kaçifas kanë dorëzuar një kërkesë në Prokurorinë e Gjirokastrës, me anë të së cilës, kërkojnë që mbi trupin e ushtarit grek të bëhet një ekspertizë e pavarur. Për herë të parë pas vrasjes, ka folur edhe babai i Kacifas, Janis Kacifa i cili thotë se djali i tij ishte i frymëzuar nga ushtarët grekë, ndjenjat patriotike dhe e donte Greqinë.

Prokuroria e Gjirokastrës nga ana tjetër, iu ka kthyer përgjigjie familjarëve, ku thuhet se kërkesa duhet të bëhet tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Një grup hetuesish bashkë me policinë e Shtetit kanë shkuar në vendngjarje, në vendin ku RENEA ekzekutoi ekstremistin grek Kacifa.

Ditën e sotme ishte planifikuar që të zhvillohej ceremonia mortore për varrosjen e Kaçifas, por mesa duket kjo ceremoni as sot nuk do të zhvillohet.

Gjendja në fshatin Bularat është e qetë, ndërkohë që forcat policore janë larguar nga fshati.

Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, dy ditë më parë, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ngjarja ka hapur një debat në shtetin fqinj, pasi grupi ekstremist i Agimit të Artë, ka organizuar një protestë ditën e ngjarjes. Mediat greke shkruajnë se Kaçifa u vra pasi u përlesh me policinë, sepse këta të fundit ulën flamurin grek në Bularat, ndërkohë që Tirana zyrtare ka përsëritur faktin se ngjarja është e izoluar, dhe se Kaçifa rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të policisë shqiptare.

Related Posts

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

Kumbaro dënon dhunën ndaj Ministrisë së Arsimit: Dialogu është e vetmja rrugë

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë edhe Bankën e Shqipërisë, thyejnë kamerat dhe kabinën
Kryesore

Protestuesit e maskuar sulmojnë edhe Bankën e Shqipërisë, thyejnë kamerat dhe kabinën

24/10/2026
Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Mjedisit
Kryesore

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Mjedisit

24/10/2026
Pamje të rënda/ Momenti kur merr flakë polici para selisë së PS-së (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ Momenti kur merr flakë polici para selisë së PS-së (VIDEO)

24/10/2026
Tjetër protestë e dhunshme në Tiranë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës
Kryesore

Tjetër protestë e dhunshme në Tiranë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsenal thyen Everton, 3 pikë në kasafortë  (VIDEO)

Arsenal thyen Everton, 3 pikë në kasafortë (VIDEO)

24/10/2026
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Besa, Flamurtari, Kukësi dhe Iliria

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Besa, Flamurtari, Kukësi dhe Iliria

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al