• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

T’ua japim edhe një tjetër mundësi, këtyre dashnorëve të votës së lirë!

19/06/2019
Opozita hipokrite përballë familjes që kërkon ta lënë të qetë

Nga Bledi Lumani

Le ta marrim të mirëqenë se Edi Rama është hajdut dhe ka vjedhur zgjedhjet jo vetëm në Durrës e Dibër, por në gjithë vendin, dhe e mban pushtetin me vota të vjedhura. Le ta marrim të mirëqenë se ai nuk bën dot zgjedhje të lira, pasi i vjedh. Le ta marrim të mirëqenë se ka vënë në dispozicion gjithë shtetin, për të vjedhur zgjedhjet. Le t’i marrim të mirëqena dhe gjithë akuzat e tjera ndaj tij, që nga aferat korruptive, tek krijimi i një narkoshteti, dhe ta përzëmë si kryeministër.

Dhe pastaj, le të krijohet kjo qeveria e bekuar e tranzicionit, që do na nxirrte në dritë dhe do na bënte zgjedhje të lira. Le t’ua japim një tjetër mundësi, këtyre që iu vë vënë flakën shkollave, në emër të demokracisë dhe votës së lirë!
T’ua japim një tjetër mundësi, këtyre që shkonin me çanta me lekët e të vdekurve të Gërdecit, që pasi i vranë, iu blenë edhe votën, për të thënë se shiko, fituam edhe këtu, se kanë ndryshuar! T’ua japim një tjetër mundësi, se këtë radhë nuk do vrasin ndonjë tjetër andej nga Laçi apo Lezha, pasi tani PD e LSI janë bashkë e nuk ka nevojë për viktima!

T’ua japim një tjetër mundësi, pasi këtë radhë Ilir Metën e kemi në Presidencë, dhe nuk ka pse iu jep tufa me lekë militantëve të LSI-së, që përlesheshin për votën e lirë!

T’ua japim edhe një tjetër mundësi, se këtë radhë Sokol Olldashi nuk është më gjallë dhe Ed Selamin s’e kanë më nëpër këmbë, dhe nuk do i vjedhin zgjedhjet, ashtu siç iu vodhën votat për kryetar partie! T’ua japim edhe një tjetër mundësi, pasi Doktori dashnor i votës së lirë i 96-s, tani është në pension dhe nuk i prek më zgjedhjet.

Shkurt, t’ua japim edhe një tjetër mundësi, pasi tani janë të pastër qelibar, apo siç thosh Doktori kur erdhi në pushtet, “me duar të pastra”, jo si ky qelbësira Edi Rama, që iu mori shpirtin duke blerë e vjedhur çfarë i del para.
Këta janë ndryshe nga Rama, as vjedhin, as vrasin, as korruptohen, as lejojnë parcelat me hashash dhe trafikun e drogës, dhe natyrisht, as blejnë e shesin vota! Ndaj Ramë, hiqu tutje dhe liroju vendin, të shpëtojmë njëherë e mirë!/ TemA

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim – Balkanweb.com – News24

Barça, një “tërmet 7 ballë”, Raphinha i shënon “tripletë” Racing, Flick: Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim

17/09/2026
Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim – Balkanweb.com – News24

Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al