• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turistët qëndrojnë në Tiranë, shumë pak pushues të huaj në jug, dhoma bosh në Himarë e Sarandë

11/07/2024
Turistët qëndrojnë në Tiranë, shumë pak pushues të huaj në jug, dhoma bosh në Himarë e Sarandë

Turistë po vijnë, por “bumi” i pushuesve të huaj nuk po përfshin edhe jugun e vendit. Muajin e shkuar në vend hynë 1.2 milionë të huaj, 200 mijë më tepër se një vit më parë, por një pjesë e mirë e tyre qëndruan vetëm në Tiranë.

“Këtë vit, turistët e huaj po vijnë kryesisht për 3-4 ditë dhe nuk ju del koha për të shkuar edhe në jug për shkak edhe të problemeve me transportin. Gjithashtu edhe rritja e çmimeve në jug ka bërë që shumë të qëndrojnë në tiranë ose në Durrës dhe qytetet përreth”, tha Fjorida Zani, operatore turistike.

“Edhe turistët e huaj i ndiejnë çmimet e larta. Çmimet e akomodimit dhe gastronomisë këtë vit luhaten nga mesatare në të lara. Mesatarisht me vjet janë shtrenjtuar me 30 për qind”, tha Lejla Peqini, operatore turistike.

Ndryshe nga një vit më parë teksa kapacitetet ishin thuajse të ezauruara, këtë verë në platformat AirBNB dhe Booking mund të gjesh letë apartamente me qira ditore ose një dhomë në hotele në thuajse gjithë jugun e vendit.

“Tirana ofron më shumë lehtësi dhe çmime më të ulëta si në akomodim ashtu edhe në gastronomi. Them se këtë muaj panorama do ndryshojë”, u shpreh Zani.

“Deri tani kemi pasur më shumë turistë me çanta mbi shpinë, ata nuk janë për plazh, por për kuriozitet. Shifrat e turistëve them se janë reale, po aq sa perceptimi se në jug nuk ka shumë pushues”, tha Peqini.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se deri në qershor, në vend hynë 4.5 milionë të huaj, Në raport me një vit më parë, shifrat janë zgjeruar me 1.1 milionë apo 32.4 për qind./A2CNN

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbappe shqetëson Zidane, “zhduket” kapiteni i “gjelave” – Balkanweb.com – News24

Mbappe shqetëson Zidane, “zhduket” kapiteni i “gjelave” – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
Ndryshim kursi, Argjentina i beson Scaloni-t, gati kontrata e re – Balkanweb.com – News24

Ndryshim kursi, Argjentina i beson Scaloni-t, gati kontrata e re – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al