• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tv Gjirokastra 4 kronika brenda një dite kundër Zamira Ramit (FOTO)

23/05/2019
Prapaskenat/ Pse Vangjel Tavo dhe Zamira Rami përbuzën protestën e PD-së në Gjirokastër

Me emërimin e drejtorit të ri, Televizioni publik Gjirokastra ka ndryshuar edhe linjën editoriale. Normal që s’ka dalë kundër qeverisë. S’ka se si kjo të ndodhë, por ka shtuar dozën e kritikave ndaj Bashkisë Gjirokastër. Vetëm në edicionin e sotëm të lajmeve me rreth 10 kronika, 4 shigjetonin Zamira Ramin dhe punën e saj në drejtimin e bashkisë. Së pari ishte një kronikë për mungesë infrastrukture në lagjen pranë Viroit, së dyti një kronikë e ngjashme për lagjen ‘Zinxhira’, së treti problemi i ujërave të zeza në ‘Palorto’ dhe në fund diçka për liceun artistik të Gjirokastrës.

Fshikullimi i bashkisë nis që në strishat e kronikës, më pas në tekstin e gazetares dhe natyrisht në sinkronet e përzgjedhura. Normal që kjo nuk është e rastësishme. Jemi në fushatë dhe synimi është të goditet Zamira Rami edhe pse ajo i ka mbyllur hesapet me Bashkinë Gjirokastër. Tani thjesht po vijon ditët e mbetura të mandatit dhe po bën qokat e fundit që ka në dorë si kryebashkiake.

Po kështu synohet të goditet edhe modeli i LSI-së në pushtetin vendor. Për ironi të fatit pas këtyre sulmeve qëndron personi që dikur i bënte promo Zamira Ramit përmes Alpo Tv, media e marrë me qira nga familja Tavo rreth 3 vite më parë në funksion të propagandës së LSI-së. Por kohët sot kanë ndryshuar. Arian Xhani që dikur promovonte Zamira Ramin, mbase jo nga dëshira e tij, por sepse ajo ishte linja editoriale e Vangjel Tavos në Alpo Televizion, sot dëshmon se kryebashkiakja ka qenë e paaftë për të menaxhuar Gjirokastrën. Natyrisht që s’jemi duke mohuar problematikën që shtrohet në kronikat e Tv Gjirokastra dhe as duke lavdëruar punën e Zamira Ramit.

Madje po të thellohesh ca më shumë gjen plot dështime të tjera. Ama t’i drejtosh shigjetat kundër saj pikërisht në këtë moment kur ajo ka dalë jashtë loje, ky shërbim ndaj PS-së dhe kandidatit Flamur Golemi, nuk është fort i përligjur. Nëse do të ishin rrethana të tjera, kur Zamira Rami do të garonte përballë Golemit, mund t’ia tundje si fletërrufe dështimet e saj. Por ajo zgjodhi të largohej nga ‘fushë-beteja’ duke konfirmuar në këtë mënyrë se në 2015 ia dhuruan mandatin.

Po të mos qe kështu, sot Zamira Rami do të ishte në garë për të mbrojtur punën e saj në Bashkinë Gjirokastër, për të vijuar projektin e saj për qytetin dhe natyrisht për të mos ‘prerë në besë’ ata që besuan dhe ende besojnë tek ajo. Në këtë kuptim, të merresh sot me bilancin e Zamira Ramit e të vazhdosh ta sulmosh, është njësoj si të bësh luftë me mullinjtë e erës. Lereni të qetë Zamira Ramin, të mbarojë mandatin kushtetues dhe ta dorëzojë tek Flamur Golemi, nëse ky i fundit do të zgjidhet kryebashkiak i Gjirokastrës. Siç thotë edhe Edi Rama, koha politike dhe koha fizike deri më 30 qershor nuk janë e njëjta gjë.

©argjiroja.net 

Related Posts

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës
Kryesore

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës

18/07/2026
Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët
Kryesore

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

18/07/2026
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron
Kryesore

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

18/07/2026
Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Kryesore

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026
Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
Kryesore

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

18/07/2026
Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba
Kryesore

Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba

18/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Sot do shikojmë një ndeshje të vogël në mentalitet”, Pano për Francë-Angli: Këtu pasi luajtën dobët në gjysmëfinale

“Sot do shikojmë një ndeshje të vogël në mentalitet”, Pano për Francë-Angli: Këtu pasi luajtën dobët në gjysmëfinale

18/07/2026
Argjentina apo Spanja? Mu Deng, hipopotami xhuxh, “parashikon” fituesin e Kupës së Botës

Argjentina apo Spanja? Mu Deng, hipopotami xhuxh, “parashikon” fituesin e Kupës së Botës

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al