Milot Rashica ka pësuar një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth një muaj. Futbollisti i Kosovës u dëmtua në ndeshjen ndaj Austrisë, të zhvilluar më 4 tetor. Së fundmi, klubi i Besiktas ka lëshuar një njoftim.
“Pas rikthimit në vendin tonë të lojtarit tonë Milot Rashica, i cili nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen për shkak të një lëndimi në kofshë të pësuar në minutën e 88-të të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Austrisë më 4 tetor 2026, vlerësimi i kryer nga stafi ynë mjekësor dhe rezonanca magnetike e realizuar në spitalin Acıbadem Altunizade zbuluan një tërheqje dhe gjakderdhje në muskulin e pjesës së sipërme të kofshës. Trajtimi për lojtarin tonë ka nisur nga stafi ynë mjekësor”, thuhet në njoftimin e klubit.








