• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U desh edhe një viktimë tjetër ë? Ju bëfsha….. mu në turizëm!

02/08/2022
U desh edhe një viktimë tjetër ë? Ju bëfsha….. mu në turizëm!

Nga Mentor Kikia

Duhej të ikte nga kjo botë edhe një fëmijë 5 apo 7 vjeç, që të kujtoheshit se skafet nuk duhet të “lahen” në të njëjtin vend me njerëzit? Kishte ardhur nga Britania e Madhe për pushime në mëmëdhe familja e saj.

Ku e keni kordonin e sigurisë?

Ku i keni rojet bregdetare që ndalojnë horrat, edhe titullarë policie, me motorra uji e gomone të futen mes pushuesve?

Kur një tjetër horr i pasur i hapi kafkën një turisti rus, e nxorrët nga burgu, pasi e quajtët aksident, apo jo?

Edhe këtë do ta nxirrni, sa të shuhet revolta e njerëzve. Aksident ishte edhe ky, patjetër.

E pushuat nga puna, apo jo? Sa rëndë e ndëshkuat! Mos duhej ta ngrinit në detyrë?

Sa herë motorrat e ujit të gangove, që duan të shesin mend para femrave me bikini, futen mes pushuesve duke plagosur njerez dhe ju nuk i ndaloni?

Kur ne që “grindemi” shkruajmë për këto probleme, ju na akuzoni se po i bëjmë antireklamë turizmit tonë, apo jo?

Bëjini shurrën turizmit dhe perlës së Jugut tani!

Merreni atë fëmijë të vrarë dhe bëjini një statujë në mes të qytetit turistik!

Unë për vete se shkel atë vend, edhe sikur dhuratë të mi bëjnë pushimet.

Shkoni në Mal të Zi(jo në Turqi, Kroaci apo Greqi) dhe shikoni nëse ia mban ndonjërit nga ky soji, me motorr uji apo me skaf, ti afrohet bregut. Shkoni mësoni, e pastaj dilni shisni mend për turisët që po vijnë tufa tufa.

P.S: Edhe një gjë të fundit. E shikoni atë tendë në foto? Është qendra ku jepen skafet dhe motorrat e ujit me qera. I shikoni ata bidona në tokë? Janë bidona me benzinë, një shkëndijë dhe gjysma e pushuesve aty mbaruan punë. Ku është koridori i sigurisë aty, si mund të jetë ai stacion mu në mes të pushuesve?

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spanja, rikthime dhe mungesa, De la Fuente publikon listën – Balkanweb.com – News24

Spanja, rikthime dhe mungesa, De la Fuente publikon listën – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
Kosova nuk gjen qetësi, pas Rrahmanit nga “Dardanët” njofton largimin edhe Hadërgjonaj

Kosova nuk gjen qetësi, pas Rrahmanit nga “Dardanët” njofton largimin edhe Hadërgjonaj

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al