• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U martua pas lufte me diktatorin nga Gjirokastra, kush ishte ‘Vejusha e Zezë’, Nexhmije Hoxha (Profil)

26/02/2020
U martua pas lufte me diktatorin nga Gjirokastra, kush ishte ‘Vejusha e Zezë’, Nexhmije Hoxha (Profil)

Ndërroi jetë në banesën e saj në Tiranë, Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Ajo lindi më 9 shkurt 1921 në Manastir të Maqedonisë së Veriut, në familjen Tefik dhe Naxhije Xhunglinuit.

Asokohe Manastiri ishte pjesë e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, por prindërit e saj ishin me origjinë nga Dibra. 7 vite pas lindjes së saj, familja Xhunglini u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë, ndërsa Nexhmija e re u arsimua në Institutin Femëror Pedagogjik “Nana Mbretneshë”. Më 10 nëntor 1941 figuron e regjistruar në Federatën Fashiste të Tiranës me nr. 637. Me dekretin ministror të datës 20 dhjetor 1941 të nënshkruar nga zëvendësisht ministri i Arsimit Dhimitër Berati, Xhuglini u emërua mësuese filloreje në Tiranë.

Si mësuese u pezullua më 1 dhjetor 1942, ndërsa dekreti i pushimit nga puna doli më 27 mars 1944. Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi. Nexhmija ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941. Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit.

Pas çlirimit të vendit, ajo kreu funksione të larta partie dhe shoqërore. Ndërsa në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror. Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë. Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat. Për disa koha ajo ka qenë drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së. Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së. Ajo u martua me diktatorin Enver Hoxha në 1 janar të vitit 1945, me të cilin ka tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë: Ilirin, Sokolin dhe Pranverën.

Gjatë jetës së ajo është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”, të cilat iu hoqën në kohën e demokracisë nga presidenti i asajkohe Sali Berisha për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste.

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit. Por në fakt bëri vetëm 5 vite brenda qelisë. Kohët e fundit ajo publikoi dhe librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike” ku tregonte historinë e saj të jetës dhe ngjarje të shënuara.

Ka ndërruar jetë ditën e sotme e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Ajo ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në banesën e saj në Laprakë. Lajmi është konfirmuar nga një prej djemve të saj, Iliri. Përcjella e saj për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme në orën 12, ndërsa eshtrat e saj do të vendosen pranë atyre të bashkëshortit të saj në varrezat e Sharrës.

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Djalë i mbarë, nuk kam asgjë ndaj tij – Balkanweb.com – News24

Djalë i mbarë, nuk kam asgjë ndaj tij – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Debutimi në Serie A, Mitaj pret shansin me Genoan

Debutimi në Serie A, Mitaj pret shansin me Genoan

31/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al