POLICIA E SHTETIT
Pasditen e djeshme në spitalin rajonal të Gjirokastrës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi D. I., 81 vjeç, banues në “Shtëpinë e të Moshuarëve”, Gjirokastër, i cili ishte rrëzuar aksidentalisht nga shkallët, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.