• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U shpërfytyrua nga motrat Berisha, Klea Prenga akuza të forta ndaj gjyqtares

20/10/2024
U shpërfytyrua nga motrat Berisha, Klea Prenga akuza të forta ndaj gjyqtares

Ditën e djeshme u zhvillua seanca gjyqësore për Antonela dhe Mariela Berishës që dhunuan modelen Klea Prenga. Dy motrat dhunuan me një gotë qelqi 24-vjeçaren, duke i lënë shenja të pariparueshme në fytyrë.

Në një reagim në Instagram, Klea Prenga akuzon gjyqtaren e çështjes se i ka hedhur poshtë provat e sulmit ndaj saj.

“Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm. Për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore.

Dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit që tashmë ka kapur sistemin tonë të drejtësisë. Ky vendim është një fyerje për drejtësinë dhe për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje nga ligji. Nuk do të hesht kurrë përballë kësaj padrejtësie!”, shprehet ajo.

Më tej, nuk u kursye as ndaj gjykatëses së çështjes, duke publikuar një lajm për të:

“Çuditërisht emri i kësaj gjyqtareje rezulton edhe në skandale të tjera. Sa e kishte vlerën mëshira juaj zonja Migena Laska? Nuk mund të injorohen regjistrimet e kamerave ku duket qartë se si kriminelet vijnë me qëllim për të më sulmuar, një goditje brutale që mund të kishte përfunduar në humbjen e jetës sime”.

Prenga rendit si një tjetër provë mesazhin kërcënues që kishte marrë nga Mariela Berisha:

“Gjithashtu, u hodh poshtë mesazhi kërcënues ku Mariela thotë qartë: “dhuratën e ke nga unë”, ndërkohë që sot pretendojnë se ishin në restorant thjesht për darkë. Ky është një skandal i pastër dhe unë nuk do të hesht! Shteti shqiptar duhet të marrë masat e duhura kundër këtij korrupsioni dhe padrejtësie. Drejtësia nuk mund të bëhet viktimë e kërcënimeve dhe manipulimeve!”, përfundon ajo.

Related Posts

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit
Lajme

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do
Kryesore

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026
Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra
Kryesore

Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra

13/05/2026
Një thirrje për bizneset në Ksamil: Mos i largoni ata që ju mbajnë me bukë se nuk janë budallenj. Më pak grykësi dhe me shumë zgjuarsi!
Kryesore

Qeveria miraton shtesat në rregulloren për stacionet e plazhit, kontratat për sezonin 2026 do të lidhen në qershor

13/05/2026
Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër
Kryesore

Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër

13/05/2026
Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fenomen i rrallë në Luginën e Vdekjes! Vendi më i nxehtë në Tokë mbushet me lule shumëngjyrëshe (VIDEO)

14/05/2026
VIDEO/ Inter “rrëmben” Kupën e Italisë, dopietë trofesh, zikaltërit thyejnë Lazion

VIDEO/ Inter “rrëmben” Kupën e Italisë, dopietë trofesh, zikaltërit thyejnë Lazion

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al