Aty ku me shumë mundësi edhe të pëlqen, tek dritarja. Vendi pranë dritares është më i sigurti pasi aty shmang kalimin e herëpashershëm të ekuipazhit, por edhe të njerëzve që do hyjnë e do dalin nga avioni.
Vendi në mes (nëse sediljet janë treshe), do të jetë bosh në shumicën e fluturimeve për të ruajtur distancën fizike mes njerëzve. Kështu që nëse do rezervosh, sigurohu të marrësh biletë për anën tek dritarja.
Një studim ka zbuluar se pasagjerët e pjesës së dritares kishin mesatarisht 12 kontakte me të tjerët gjatë fluturimit, kurse të ulurit në pjesën e korridorit ose ata në mes, kishin mesatarisht 64 kontakte.