• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

Egnatia ka siguruar një kualifikim historik në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, pasi mposhti me rezultatin e thellë 6-1 kampionët e Moldavisë, Petrocub, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në “Arena Egnatia”.

Pas barazimit 1-1 në transfertë, kampionët e Shqipërisë zhvilluan një paraqitje të jashtëzakonshme para tifozëve të tyre, duke dominuar sfidën nga fillimi deri në fund dhe duke vulosur mes spektaklit kalimin në fazën e ardhshme të kompeticionit.

Egnatia e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me Bitrin. Presioni i skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede vazhdoi edhe më tej dhe në minutën e 30-të Albanese dyfishoi shifrat, ndërsa një autogol i Platica pak para përfundimit të pjesës së parë çoi rezultatin në 3-0.

Në pjesën e dytë, kampionët e Shqipërisë nuk ulën ritmin dhe realizuan golin e katërt me Yago në minutën e 58-të. Petrocub ngushtoi përkohësisht diferencën në minutën e 63-të, por Egnatia reagoi menjëherë duke gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës. Bakayoko shënoi golin e pestë në minutën e 84-t, ndërsa Gruda vulosi fitoren spektakolare 6-1 në minutat e fundit të takimit.

Me këtë sukses të madh, Egnatia konfirmon rritjen e saj në arenën ndërkombëtare dhe siguron një vend në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, duke dhuruar një tjetër mbrëmje të rëndësishme për futbollin shqiptar në Europë.

Në raundin e ardhshëm, kampionët e Shqipërisë do të përballen me skuadrën sllovene NK Celje, në një tjetër sfidë të rëndësishme europiane, me synimin për të vazhduar rrugëtimin e tyre në kompeticionin më prestigjioz për klube në kontinent.

Related Posts

“Rinovimi do të vijë”, Kane qetëson tifozët e Bayern, komenton edhe garën për “Topin e Artë”: Krenar që jam nominuar
Sport

“Rinovimi do të vijë”, Kane qetëson tifozët e Bayern, komenton edhe garën për “Topin e Artë”: Krenar që jam nominuar

11/09/2026
Dramë në Pragë, Lillë “përmbys” Slavia-n, PSV barazon me Shakhtar
Sport

Dramë në Pragë, Lillë “përmbys” Slavia-n, PSV barazon me Shakhtar

11/09/2026
Skandal global – Balkanweb.com – News24
Sport

“Topi i Artë”/ Lënia jashtë e Raphinha-Pedri, shpërthen Deco: Skandal global

11/09/2026
Skandal global – Balkanweb.com – News24
Sport

Skandal global – Balkanweb.com – News24

11/09/2026
Mbrëmje e shkëlqyer, gjithçka perfekte (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

“Poker” golash ndaj Sabah Baku, Carrich: Mbrëmje e shkëlqyer, gjithçka perfekte (VIDEO)

11/09/2026
“Nuk jam unë problemi”, Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave – Balkanweb.com – News24
Sport

“Nuk jam unë problemi”, Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave – Balkanweb.com – News24

11/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Rinovimi do të vijë”, Kane qetëson tifozët e Bayern, komenton edhe garën për “Topin e Artë”: Krenar që jam nominuar

“Rinovimi do të vijë”, Kane qetëson tifozët e Bayern, komenton edhe garën për “Topin e Artë”: Krenar që jam nominuar

11/09/2026
Dramë në Pragë, Lillë “përmbys” Slavia-n, PSV barazon me Shakhtar

Dramë në Pragë, Lillë “përmbys” Slavia-n, PSV barazon me Shakhtar

11/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al