• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

UEFA lavdëron punën e Xhakës dhe Shaqirit në ekipin e Zvicrës

25/01/2021
UEFA lavdëron punën e Xhakës dhe Shaqirit në ekipin e Zvicrës

Sajti zyrtar i Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka prezantuar të hënën Përfaqësuesen e Zvicrës si një prej pjesëmarrëseve në “Euro 2020” që mbahet këtë verë. Zvicra është në grupin A së bashku me Turqinë, Italinë e Uellsin në Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë vit. Kjo do të jetë pjesëmarrja e pestë e ekipit kombëtar zviceran në EURO, ndërsa mbetet qëllimi për të arritur në çerekfinale. Ata shkuan më së largu në vitin 2016, kur humbën ndaj Polonisë në penallti në raundin e 1/16 së finales.
UEFA në tekstin për Zvicrën ka përmendur futbollistët shqiptarë të saj, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Valon Behramin. Si lojtarë kyç, UEFA ka zgjedhur portierin Yann Sommer dhe Granit Xhakën. “Kapiteni i Zvicrës është truri dhe motori i mesfushës. 28-vjeçari, që është zhvilluar te të rinjtë e Baselit, është në Arsenal që nga vitit 2016. Xhaka ishte pjesë e ekipit të Zvicrës që fitoi Botërorin U-17 në vitin 2009 dhe pjesë e ekipit që përfundoi nënkampion në Evropianin U-21 dy vjet më vonë. Ai tashmë ka përvojën nga tri ngjarje të mëdha si senior”, ka shkruar UEFA për Granit Xhakën.
Shaqirin, UEFA e ka përfshirë te golat më të veçantë të Zvicrës në kampionate evropiane. “Goli i Shaqirit me goditje ‘gërshërë’ ndaj Polonisë në UEFA Euro 2016, do të jetë gjatë në kujtesën e gjithë atyre që ishin dëshmitarë të atij momenti”, ka komentuar UEFA. Zvicra ndeshjen e parë të Evropianit e luan më 12 qershor ndaj Uellsit, në Baku. Më 16 qershor luan ndaj Italisë në Romë, ndërsa më 20 qershor ndaj Turqisë në Baku.

Related Posts

Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”
Sport

EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”

10/11/2026
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
Ndërprerja për Kombëtaren, futbolli kthehet në mesjavë me Kupën e Shqipërisë
Sport

Ndërprerja për Kombëtaren, futbolli kthehet në mesjavë me Kupën e Shqipërisë

10/11/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

Partizani dhe Vllaznia në duelin më të pazakontë! Kryeqytetasit nuk dinë të fitojnë në shtëpi, as shkodranët në transfertë – Balkanweb.com – News24

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al