Partia kryesore e opozitës greke, SYRIZA, ka bërë sot një reagim të vakët pas dënimit të Fredi Belerit me dy vite burg. Në deklaratën e kësaj partie, thuhet”
“Dënimi i Drejtësisë Shqiptare ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredd Beleris, ngre pikëpyetje serioze, veçanërisht pas ndërhyrjeve sistematike publike të qeverisë shqiptare. SYRIZA – PS po monitoron nga afër rastin dhe pret respekt praktik, nga pala shqiptare, të shtetit të së drejtës”, përfundon deklarata.
Me tone të zbutura ishte edhe deklarata e një dite më parë e Ministrisë së Jashtme greke, ku nuk përmendej as një bllokim i mundshëm i procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian. ©Argjiroja.net