• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Unë e takova Marsidën nga Kavaja: Mos e thërrisni kurvë, frymonte një qenie që s’ishte as njeri, as femër…as nënë

12/10/2019
Unë e takova Marsidën nga Kavaja: Mos e thërrisni kurvë, frymonte një qenie që s’ishte as njeri, as femër…as nënë

Nga Dorjana Bezat

Këtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe nga një seri postimesh kuptova se dje paskësh qënë dita botërore e vajzave. E gëzofshim! Nuk e dija që ekzistonte një ditë e tillë. E nga ta dija?! A mund të ketë festë vajzash në vendin ku jetoj?!

Dy ditët e fundit i kam kaluar në Kavajë. Qytet i vogël, i lidhur fort pas fesë dhe paragjykimeve. Një qytet që në atë që unë pashë m’u duk se kishte 2 jetë. Atë që prezantohej si konservator dhe me atë jetën tjetër të pashfaqur që pëshpëritej nën zë brënda dyerve të mbyllura.

Dhe ndodh një ngjarje si ajo e 10 tetorit që jeta e fshehtë të dalë në shesh e të plasin fjalët: Ua sa turp! Një burrë mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë së një gruaje e një tjetër burrë ishte brenda I plagosur. Një grua e martuar, me 3 fëmijë, me bashkëshortin në burg, kalonte natën me disa burra në shtëpi mes birrash e plumbash. Në turmë kësaj gruaje iu derdhën në fyt: KURVA!

Dhe jo vetëm kavajsit. Të gjithë. Të njohur e të panjohur.

Unë e takova atë grua. Është shumë e lehtë ta gjykosh e paragjykosh për veprimet e saj e për jetën që bënte.

Unë s’e bëj dot ketë. S’e bëra dot kur e pashë me rrathë të zinj në sy. Të denatyruar deri në deje.

M’u duk se frymonte një qënie që nuk ishte njeri, as femër, as nënë. Nuk di çfarë ta quaj, por ngjyra e lëkurës së saj, mënyra e jetesës, atë që ajo mendonte më lanë të kuptoja se ngjarja e së enjtes ishte drama e fundit e jetës së saj. Para se t’i thërrisni kurvë, mendojeni që e kanë martuar që 14 vjeç. Kur ajo ishte ende fëmijë u bë nënë. Teksa e pyesja për jetën e saj mes rreshtash kuptova se ajo shihte si vlerë tek partnerët e saj sa njerëz kishin vrarë. Kjo besoj tregon shumë për formimin e saj…

Po ç’mund të them për vajzën e saj 9 vjeç?! A mund të ketë ajo festë?! E pashë teksa kthehej nga shkolla me gjyshen përdore. Gjithë qyteti gumëzhinte për nënën e saj. Më kaloi para këmbëve e heshtur. Në shpinë mbante çantën e shkollës ngjyrë rozë me princesha. Sa larg jeta e saj nga përrallat…

Po vajzat e burrave që nxorën armët në këtë ngjarje?! Njëra është 14 e tjetra 6 vjeç? Uroj që ato kurrë të mos e mësojnë ç’kanë bërë baballarët e tyre.

Nuk mundem të harroj as nënën e Dritan Haxhollit. “Përse të rroj unë tani që s’e kam djalin”, më tha. Një grua e veshur kokë e këmbë me të zeza, në vaj pranonte se djali i saj nuk ishte ai që duhej, por ajo sërish e donte.

Më vonë mësova se ajo grua ishte dhunuar e rrahur nga i biri shumë herë, por ajo vazhdonte të jetonte në një çati me të, duke pritur me ankth çdo natë që ai të kthehej në shtëpi pa bërë ndonjë të pabërë me armën që mbante me vete.

E pra, ta gëzojmë festën! Por, para se të bërtasim e shtrembërojmë fytyrën duke thënë “shih kjo kurva”, le t’i hedhim pak sytë vërdallë tek familja jonë, fqinjët, lagjja, shoqëria etj., të bëjë secili pjesën e tij që të rrisim vajza dhe jo kurva.

Related Posts

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!
Blog

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë
Blog

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

18/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë
Blog

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën
Blog

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

16/10/2026
Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar
Blog

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

15/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al