• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

Nga Mentor Kikia*

A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për të “bërë” vota? Padyshim që po!
A e ka ndikuar rezultatin e zgjedhjeve makineria e patronazhimit, me njerëz që të dinë edhe zorrët e barkut, kush je, me kë je, ku të punon gruaja, burri, fisi e farefisi, ku të pikon çatia etj? Padyshim që po! Opozita mund të rendisë edhe nja 20 aryse të tjera për humbjen e zgjedhjeve… Por….

A e votuan PS-në ata fshatarët që kanë shkulur pemët apo braktisur fermat e tyre me mollë e pjeshkë, e shkojnë punojnë në fermat e grekëve, sepse këtu nuk kanë ku ta shesin prodhimin?
A e votuan PS-në ata që derdhin qumështin në rrugë, sepse tregun e ka pushtuar qumështi që vjen nga Serbia, pasi prodhimi vendas nuk mbrohet?
A e votuan PS-në ata që protestojnë, duke hedhur domate e kastraveca nëpër rrugë, sepse prodhimet e tyre nuk shiten për shkak të kostos së lartë, pasi subvencionet janë shumë të ulëta?
A e votuan PS-në ata pensionistët “e gjorë”, që për një shpërblim qesharak dergjen nëpër radhë të gjata e na bëjnë ti mëshirojmë?
A e votuan PS-në mijëra të moshuar që mezi presin paratë e fëmijëve nga jashtë për të blerë ilaçet e për të paguar dritat?
A e votuan PS-në ata prindër që kanë mbetur të vetëm nëpër shtëpi, lagje e fshatra ku nuk dëgjohen prej vitesh zëra fëmijësh?
A e votuan PS-në ata që enden dyerve të spitaleve pa ilaçe e qajnë para kamerave se po vdesin, sepse nuk bëjnë dot as kimioterapinë?

A e votuan PS-në qindra mijëra njerëz, që çdo ditë i mbushin serbatorët e makinave me karburantin që kushton më shtrenjtë se në Gjermani, Itali, Francë etj?
A e votuan PS-në ata që revoltohen në rrjet, sa herë duhet të paguajnë tarifë kur kalojnë edhe në rrugët e ndërtuara me taksat e tyre?

A e votuan PS-në mijëra e mijëra të tjerë, që sa herë lexojnë e dëgjojnë lajme për aferat qindra miliona Euro të autostradave, tuneleve, TEC-eve lundruese, konçensioneve të sterilizmit, inceneratorëve, investitorëve strategjikë…, pra sa herë dëgjojnë nga këto, shajnë e mallkojnë: Mos u ngopshi, mos i hëngshi…

A e votuan ata, që kur lexojnë lajme me arrestimet e SPAK-ut, për ministra, deputetë e zyrtarë të tjerë thonë: Inshallah këmbën zvarrë. Atje shkofshi të gjithë ju që na vidhni… E di që do të më thoni: Po kë të votojmë? Të rikthejmë sërish Berishën? E drejtë! As unë nuk e mbështes rikthimin e Berishës. Por shporta kishte më shumë se dy produkte kësaj radhe, për ta ngritur zërin e revoltës. Nëse do të kishte revoltë.

Miq! Të bëhesh palë me pushtetin është një gjë komode dhe fitimprurëse në këtë vend. Por unë kam zgjedhur të jem një zë kritik, pavarësisht kush ka qenë në pushtet. Sepse mendoj se të jesh kritik i shërben më mirë vendit, shoqërisë dhe demokracisë. Por, përse duhet që unë, apo disa të tjerë si puna ime, ti kërkojnë llogari qeverisë për naftën e fermerëve, për pensionistët, për mungesën e ilaçeve, për korrupsionin, për taksat e larta, për çmimin e karburantit e për të tjera probleme që prekin njerëzit drejtëpërdrejtë, kur vetë ata nuk shqetësohen? Madje duken edhe të lumtur. Ndaj unë kam vendosur ta respektoj vendimin e “sovranit” tonë. Do ta mbështes zgjedhjen e tij. Sepse “sovrani” nuk kritikohet kurrë, ai di gjithmonë çfarë bën.

*(marre nga faqja ne Facebook e autorit) 

Related Posts

Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda
Kryesore

“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa

Statistikat/ Blutë vuajnë në transfertë, ndeshjet në shtëpi pikë e fortë

23/12/2025

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al