• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

UNESCO miraton pa vërejtje raportin e Shqipërisë për Beratin dhe Gjirokastrën

06/07/2017
UNESCO miraton pa vërejtje raportin e Shqipërisë për Beratin dhe Gjirokastrën

Qeveria shqiptare merr pjesë në  sesionin e 41 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që zhvillohet në Krakow, Poloni në datat 2-12 korrik 2017. Delegacioni shqiptarë përfaqësohet nga  Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë pranë UNESCO-s, znj. Venera Domi, drejtoresha e Institutit të Monumenteve, znj. Arta Dollani dhe  Kozeta Angjeliu,  Drejtoria e Trashëgimisë Materiale dhe Muzeve në Ministrinë e Kulturës. 

Delegacioni shqiptar raportoi për gjendjen aktuale në Qendrat Historike Berat dhe Gjirokastër, në mbrojtje të UNESCO-s dhe  shprehu edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duke theksuar se në çdo hap respektohen rekomandimet e UNESCO-s, ndërsa raportoi se shteti shqiptar ka ndërhyrë në një numër të konsiderueshëm objektesh në Gjirokastër dhe në Berat,  si dhe ka ngritur disa  operacione financiare me vlerë të lartë siç është projekti i restaurimit të Qafës së Pazarit me Fondacionin Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, marrëveshja me Bankën Botërore për Beratin dhe Gjirokastrën.

Sesioni 41-t i Komitetit të Trashëgimisë Botërore miratoi pa vërejtje progres-raportin e paraqitur nga Qeveria shqiptare për Qendrat Historike Berat e Gjirokastër.

Sesioni 41-t i UNESCO-s vlerësoi bashkëpunimin  shumë efikas që është vendosur me Ministrinë e Kulturës dhe vuri theksin  edhe në një fushë tjetër me rëndësi si mjedisi, ku edhe këtu UNESCO po jep një asistencë të vyer me implementimin e projektit për forcimin e menaxhimit të përbashkët të Liqenit të Ohrit, në përfundim të të cilit pritet që pjesa shqiptare të regjistrohet në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke iu bashkuar pjesës maqedonase.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore përbëhet  nga 21 përfaqësues  të Shteteve Pjesëmarrëse  në Konventë, të cilët  po diskutojnë   në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore të zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Shteteve Pjesëmarrëse  në Konventë.

Related Posts

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
Kryesore

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim

16/09/2026
Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve
Kryesore

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

15/09/2026
Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre
Kryesore

Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

15/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për Luksemburgun, Shqipëria zbret në fushë

“Është për Seria A”, trajneri i thur elozhe yllit të Kombëtares shqiptare: I destinuar për 20 gola

16/09/2026
Gati për Luksemburgun, Shqipëria zbret në fushë

I destinuar për 20 gola – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al