Universiteti ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër nderoi sot me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ dy personalitete; akademikun Shaban Sinani dhe ish-ministrin e Financave, Arben Malaj. Sinani është publicist i njohur, studiues i letërsisë dhe etnolog. Malaj ka mbajtur postin e Ministrit të Financave për disa vite gjatë qeverisë ‘Nano’. Aktualisht ai shërben edhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Po kështu ka edhe një përvojë të gjatë në fushën akademike.
©argjiroja.net