• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vaksina e Moderna pritet të autorizohet për përdorim emergjent brenda orësh, VOA: Pse është mundësi më e mirë se ajo e Pfizer/BioNTech-ut

17/12/2020
Vaksina e Moderna pritet të autorizohet për përdorim emergjent brenda orësh, VOA: Pse është mundësi më e mirë se ajo e Pfizer/BioNTech-ut

Të enjten një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave pritet të rekomandojë dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Moderna. Vendimi i grupit ka të ngjarë të merret pas orës 3 pasdite ndërsa të premten pritet autorizimi nga FDA-ja.

Ky është i njëjti grup ekspertësh që javën e kaluar rekomandoi dhënien e autorizimit për vaksinën e Pfizer-it dhe partnerit të saj gjerman BioNTech, duke i hapur rrugë vendimit të FDA-sa një ditë më pas.

Vaksina e Pfizer-it po shpërndahet tashmë në të gjithë vendin. Të hënën në spitalet amerikane filloi një program masiv imunizimi.

Vaksina e Moderna-s është zhvilluar me një teknologji të ngjashme me atë të Pfizer-it duke përdorur acidin ribonukleik, por mund të ruhet në temperatura shumë më pak të ulta sesa vaksina e Pfizer/BioNTech-ut. Kjo e bën atë një opsion më të mirë për zonat e thella e rurale.

Të dy vaksinat janë rreth 95 për qind të efektshme në parandalimin e sëmundjes bazuar në provat klinike të fazes së fundit.

Grupi i këshilltarëve të jashtëm të FDA-së ka të ngjarë të diskutojë rreth efekteve anësore të vaksinës së Modernës të ndeshura gjatë provave klinike me 30 mijë pjesëmarrës, të cilat ishin më të shpeshta se ato të raportuara nga Pfizer-i. Ato ishin kryesisht reagime relativisht jetëshkurtra ndaj vaksinimit sesa efekte anësore të rënda.

Ekspertët e kompanisë SVB Leerink thonë se vaksina e Moderna-s duket më pak e tolerueshme sesa ajo e Pfizer/BioNTech-ut, por sipas tyre kjo nuk është mënyra e duhur për të bërë krahasim dhe nuk ka gjasa të pengojë dhënien e autorizimit për vaksinën.

Në një dokument të botuara të martën përpara takimit të së enjtes të grupit të këshiltarëve, stafi i FDA-së tha se nuk ka ndonjë shqetësim serioz në lidhje me sigurinë e vaksinës së Moderna-s. Megjithatë sipas dokumentit nuk mund të përjashtohet ndikimi i vaksinës në krijimin e të ashtuquajturës paraliza Bell, e cila shkakton paralizë të përkohshme të muskujve të fytyrës. Të dhënat tregojnë se gjatë provave klinike me të dy vaksinat u raportuan disa raste të paralizës faciale.

Pfizer dhe BioNTech thanë se incidenca ishte e njëjtë me atë të popullatës së përgjithshme.

Moderna kërkon autorizimin për përdorim të vaksinës tek personat nga 18 vjeç e lart. Kjo mund të shmangë diskutimin e ndezur javën e kaluar mes anëtarëve të grupit nëse kishte të dhëna të mjaftueshme për të autorizuar përdorimin e vaksinës të Pfizer/BioNTech-ut tek adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç. Ata votuan përfundimish për të mbështetur vaksinimin e të gjithë atyre nga mosha 16 vjeç e lart.

Shtetet e Bashkuara kanë të ngjarë të furnizohen të parët me vaksinën e Moderna-s, dhe kanë nënshkruar për këtë një marrëveshje për të siguruar deri në 200 milionë doza. SHBA pret të marrë 20 milionë dozat e para këtë muaj. Vaksina e Moderna-s jepet në dy doza me distancë prej 28 ditësh nga njëra tjetra.

Kompania ka nënshkruar marrëveshje mbi vaksinën edhe me Kanadanë, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe po kalon në procese shqyrtimi nga entet e tyre rregullatore./VOA

Related Posts

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026
Kakavijë, arrestohet një person i shpallur në kërkim
Kryesore

Hani i Hotit kryeson eksportet në kufijtë tokësorë, Kakavija importet

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al