• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vaksinimi kundër Covid-19/A mund të përzihen dozat e vaksinave?

25/01/2021
Studimi i ri/Njerëzit me këtë grup gjaku kanë më shumë imunitet ndaj Covid

Zyrtarët shëndetësorë, thonë se të dyja dozat duhet të jenë të një vaksine.
Vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, të cilat janë duke u dhënë në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa pjesë të botës, duhen të jepen në dy doza me disa javë në mes.

Në SHBA, ku janë duke u shpërndarë vaksinat e kompanive, Pfizer dhe Moderna, zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se vaksinat nuk janë të këmbyeshme.
Në Angli, ku janë të qasshme vaksinat e kompanive Pfizer dhe AstraZeneca, zyrtarët shëndetësorë, kanë thënë se dozat duhen të jenë në përputhje me njëra-tjetrën.

Mirëpo në raste të rralla kur një lloj nuk i disponueshëm, apo nuk dihet se cila vaksinë i është dhënë pacientit për herë të parë, zyrtarët kanë thënë se është në rregull të jepet cilado vaksinë që është e qasshme për herë të dytë.
Meqë vaksinat e kompanive Pfizer dhe AstraZeneca fokusohen në një proteinë që mbështjell koronavirusin, ata besojnë se një dozë e gabuar është më mirë sesa mbrojtja e pjesshme, transmeton agjencia e lajmeve AP.
Mirëpo pa bërë ndonjë studim, dozat e vaksinës nuk duhet të përzihen, ka thënë, Naor Bar-Zeev ekspert për vaksina në Universitetin Johns Hokpins.
Nëse njerëzit marrin vaksinë ndryshe për herë të dytë aksidentalisht, Bar-Zeev ka thënë se ka mundësi që ajo “të funksionojë dhe të jetë e tolerueshme”, ndonëse duhet bërë kërkime për t’u siguruar.

Italia: Vonesat e vaksinave janë të papranueshme
Dilemat për përzierje të vaksinave vijnë në kohën kur kompanitë farmaceutike janë duke hasur në vështirësi për të prodhuar sasi të nevojshme të vaksinave për vendet me të cilat kanë nënshkruar paraprakisht kontrata.
Italia ka thënë se do të marrë hapa ligjorë kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca rreth vonesave në dërgesa të vaksinave kundër COVID-19, në mënyrë që të sigurojë porosinë e kërkuar dhe të mos përballet me dëme, ka thënë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Ne jemi duke punuar ashtu që programi ynë i vaksinimit të mos ndryshojë”, ka thënë Di Maio për televizionin shtetëror RAI.
Më 22 janar, kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se vonesat e vaksinave janë “të papranueshme” dhe përbëjnë shkelje serioze të obligimeve të parapara në kontratë, duke thënë se Italia do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore.
Një zyrtar i lartë shëndetësor ka paralajmëruar se Italia do të duhet të rimendojë tërë programin e vet të vaksinimit, nëse vazhdon të ekzistojë për periudhë më të gjatë problemi me furnizim me vaksina.

I pyetur pse beson se kompanitë farmaceutike janë detyruar të njoftojnë për këto zvogëlime të furnizimeve, Di Maio ka thënë se mendon që ato thjesht kanë kafshuar më shumë sesa që mund të përtypin.

“Ne do të aktivizojmë të gjitha kanalet ashtu që Komisioni Evropian t’i detyrojë ata zotërinj të respektojnë kontratat”, ka thënë ai, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Kompania Pfizer ka thënë javën e kaluar se do të zvogëlojë sasinë e furnizimit të vaksinave në Evropë, meqë është duke bërë disa ndryshime që do të rrisnin më pas prodhimin.
Më 22 janar, edhe një zyrtar i lartë i ka thënë Reutersit se AstraZeneca po ashtu është informuar se Bashkimi Evropian do të zvogëlojë numrin e vaksinave që do të dërgojë te vendet e bllokut evropian për 60 për qind, për shkak të problemeve me prodhim.

BE-ja do të kërkojë që kompanitë të respektojnë kontratat
Edhe vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë të dielën se BE-ja do t’iu kërkojë kompanive farmaceutike që të respektojnë kontratat që kanë nënshkruar për furnizim me vaksina kundër koronavirusit.
“Ne planifikojmë t’i shtyjmë kompanitë farmaceutike që të respektojnë kontratat që kanë nënshkruar … duke përdorur rrugët ligjore”, ka thënë Michel për Radion Europe 1.
Ai nuk ka përmendur sanksione potenciale, mirëpo ka thënë se BE-ja do të insistojë në transparencë rreth arsyeve të vonesave./REL

Related Posts

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Tirana paguan miliona, lajm i rëndësishëm për bardheblutë para Elbasanit – Balkanweb.com – News24

14/09/2026
“E dinim se do ishte ndeshje e vështirë ndaj Partizanit”, tekniku i Elbasanit: Kam skuadër me mentalitet fituesi, jam i bindur

Batuta e Gvozdenoviç pas fitores ndaj Egnatias: I thashë stafit të Elbasanit se nuk kuptohet

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al