• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

31/07/2026
Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

Kanë nisur kundërshtimet në disa bashki të vendit ndaj propozimit të mazhorancës për shkrirjen dhe bashkimin e njësive vendore në kuadër të reformës së re territoriale. Sot në protestë dolën qytetarët e Divjakës dhe Memaliajt, të cilët kërkuan tërheqjen e draftit.

Në Divjakë, protestuesit kundërshtuan bashkimin me Bashkinë e Lushnjës, duke argumentuar se qyteti ka potencial ekonomik dhe numër banorësh për të vijuar si bashki më vete. Protestës iu bashkuan kryetari i bashkisë, Josif Gorrea, administrata vendore dhe deputeti i PD-së, Saimir Korreshi. Qytetarët paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse drafti nuk tërhiqet.

Edhe në Memaliaj, qytetarët protestuan kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë, duke theksuar se ndryshimet do të vështirësonin aksesin në shërbimet publike dhe do të dobësonin përfaqësimin e komunitetit. Protestës iu bashkua edhe deputeti Tritan Shehu.

Kundërshtimet ndaj reformës territoriale po shtrihen në disa bashki të vendit. Më herët protestuan banorët e Selenicës, ndërsa në Poliçan protesta u shoqërua me djegien simbolike të kartave të anëtarësisë së Partisë Socialiste dhe me dorëheqjen e kreut të degës së PS-së.

Ndërkohë, në Klos, administrata e bashkisë bojkotoi punën në shenjë proteste ndaj propozimit që parashikon shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

10/11/2026

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al