• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Valë të nxehti me rekorde temperaturash në Europë! Italia dhe Franca në gjendje alarmi

02/07/2025
Valë të nxehti me rekorde temperaturash në Europë! Italia dhe Franca në gjendje alarmi

Ndërsa Evropa përvëlohet nga vapa e verës, pjesë të Italisë dhe Francës janë në gjendje alarmi maksimal. Edhe Spanja dhe Portugalia po përjetojnë temperatura rekord.
Këtë qershor, shumë pjesë të Evropës u përballën me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë për muajin e verës. Shkencëtarët thonë se këto kushte ekstreme janë shkaktuar nga një model i njohur moti i përkeqësuar nga ngrohja globale. Në disa vende janë mbyllur edhe shkollat dhe atraksionet turistike, sepse temperaturat janë bërë vdekjeprurëse.
Valët e të nxehtit do të ndodhin më shpesh
Botës do t’i duhet të jetojë me valë të nxehti, tha Organizata Botërore Meteorologjike (OBM). Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Motin dhe Klimën tha se valët e të nxehtit mund të ndodhin më shpesh dhe të jenë më intensive.
“Si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, nxehtësia ekstreme po bëhet më e shpeshtë, më intensive. Është diçka me të cilën duhet të mësohemi të jetojmë”, tha zëdhënësja e OBM-së, Clare Nullis. Edhe Mesdheu është i prekur drejtpërdrejt nga ndryshimet e klimës. Gjasat për valë të nxehti janë rritur pesë herë si pasojë e ndryshimit të klimës.
Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e zjarreve
Sipas OBM-së ndryshimi i klimës rrit edhe rrezikun e zjarreve. Kjo sepse ndryshimi i klimës çon në periudha të gjata thatësire dhe nxehtësie, gjë që rrit rrezikun për zjarre.
Po ashtu ekspertët paralajmërojnë se vapa përvëluese përbën edhe rrezik për jetën. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta kanë efekt të fortë në tru dhe mund të çojnë në disorientim dhe vendime të gabuara duke ndikuar edhe në vlerësim të gabuar të rreziqeve. Shumë njerëz për shkak të mungesës së njohurive, kanë tendencën ta nënvlerësojnë rrezikun prej diellit dhe vapës dhe injorojnë temperaturat e rrezikshme./DW

Related Posts

Emmanuel Macron “flirton” me princeshën britanike, i shkel syrin gjatë banketit në Kështjellën Windsor.
Planet

Emmanuel Macron “flirton” me princeshën britanike, i shkel syrin gjatë banketit në Kështjellën Windsor.

10/07/2025
Kievi, sërish nën sulm masiv me dronë nga Rusia/ Të paktën dy të vrarë dhe 13 të plagosur
Planet

Kievi, sërish nën sulm masiv me dronë nga Rusia/ Të paktën dy të vrarë dhe 13 të plagosur

10/07/2025
“Operacioni më i madh logjistik në histori” – Izraeli merr dërgesën e pajisjeve ushtarake amerikane të bllokuar nga Biden
Planet

“Operacioni më i madh logjistik në histori” – Izraeli merr dërgesën e pajisjeve ushtarake amerikane të bllokuar nga Biden

10/07/2025
Shefja e BE-së përballet me votëbesim në PE, Vikton Orban në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj
Planet

Shefja e BE-së përballet me votëbesim në PE, Vikton Orban në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj

10/07/2025
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Berlin: Aleatët duhet të rrisin prodhimin e armëve
Planet

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Berlin: Aleatët duhet të rrisin prodhimin e armëve

09/07/2025
Netanyahu para vizitës në Uashington: Takimi me Trump mund të kontribuojë në një marrëveshje për armëpushim në Gaza
Planet

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

09/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Emmanuel Macron “flirton” me princeshën britanike, i shkel syrin gjatë banketit në Kështjellën Windsor.

Emmanuel Macron “flirton” me princeshën britanike, i shkel syrin gjatë banketit në Kështjellën Windsor.

10/07/2025
Shitën 832 kg kokainë në Londër, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

Shitën 832 kg kokainë në Londër, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al