• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vangjel Tavo flet sikur s’ka qenë kurrë në pushtet: Këtu s’ka më shpresë, ne do bëjmë qeveri në krah të qytetarëve dhe fshatarëve. Ndihmat e Covid i morën vetëm besnikët e sektit të Rilindjes

02/07/2020
Vangjel Tavo flet sikur s’ka qenë kurrë në pushtet: Këtu s’ka më shpresë, ne do bëjmë qeveri në krah të qytetarëve dhe fshatarëve. Ndihmat e Covid i morën vetëm besnikët e sektit të Rilindjes

Karantina mbaroi, zgjedhjet po afrojnë. Vangjel Tavo ka nisur fushatën. Brenda 24 orësh ka dalë në dy intervista në televizion, ka shkruar për plotësimin e 15 kushteve dhe marrjen e presidencës së BE nga Gjermania, si dhe ka bërë një shkrim tjetër për atë që ai e quan ‘rrënim të Gjirokastrës nga Rilindja”. Tek Syri Tv iu ‘përvesh’ qeverisë për menaxhimin e keq të situatës së pandemisë së krijuar nga Covid. Tek Ora News e quajti veten socialist dhe tha se Rilindja është një sekt.

Më tej premtoi se opozita do të bëjë një qeveri “në krah të qytetarëve shqiptarë dhe fshatarëve”, si dhe hodhi akuza për shpërndarjen sipas tij të padrejtë të ndihmave gjatë izolimit për shkak të Covid. “Ndihma morën vetëm besnikët e sektit të rilindjes”, u shpreh Tavo. Natyrisht që ish-deputeti i Gjirokastrës është në të drejtën e vet të bëjë retorikë e propagandë në prag të fushatës. Por së paku të mos bëjë si i ‘virgjër’ në politikë, të mos bëjë sikur ‘zbret’ nga një planet tjetër dhe befas e gjen Shqipërinë të rrënuar, pa shpresë e rrugëhumbur. Vangjel Tavo ka mbi 20 vjet në politikë dhe është po aq me faj sa e gjithë klasa politike në Shqipëri për çdo gjë që shkon keq në këtë vend.

Shqipëria ka sot mijëra probleme për shkak se është marrë peng dhe është vjedhur sistematikisht nga politikanë si Vangjel Tavo etj. Kjo klasë politike të cilës i përket Vangjel Tavo e ka rrënuar Shqipërinë, prandaj retorika e tij sa nga njëra media në tjetrën është e dalë boje dhe nuk impresionon askënd, me përjashtim të atyre pak militantëve të mbetur të LSI-së.

©argjiroja.net 

Related Posts

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al