• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vangjel Tavo frymëzohet nga vendimi i Metës: Qeveria s’ka dashuri për popullin. Zgjedhjet në 13 tetor

28/06/2019
LSI rrezikon më shumë se kurrë, Tavo kalon në delir: S’kemi me kë përballemi në zgjedhje

Nga Vangjel Tavo

Në as edhe një vend të botës, e në veçanti në kontinentin evropian, ku edhe lindi demokracia, u zhvillua dhe u konsolidua në këtë pikë ku gjendet sot, e mishëruar më së miri me familjen e madhe evropiane, rrallë gjendet një vend ku procesi zgjedhor bëhet me një kandidat të vetëm, dhe ku një popull i tërë ndahet e përçahet kaq keq e kaq thellë sa në Shqipëri.

Në vend të një dite bashkimi, 30 qershori ka rrezikuar të bëhej një simbol kaosi, një moment i errët i cili do na kthente 30 vite pas vendin e do mbyllte për një kohë e kohë të gjatë dyert drejt BE-së.

Përgjegjësia për të gjithë këtë ndarje kaq të thellë midis qytetarëve dhe fshatarëve të thjeshtë bie drejtpërdrejtë mbi qeverinë, e cila me një papërgjegjshmëri të plotë nuk tregoi as dashurinë dhe përkujdesjen më të vogël për popullin e vet.

Përkundrazi, përdori gaz lotsjellës, me mijëra forca policore, përdori autoblindë dhe makina ushtarake për të shpërndarë materialet zgjedhore, e shumë elementë të tjerë të cilat po krijojnë një imazh të shëmtuar të Shqipërisë në të gjitha mediat e botës. Kjo është Shqipëria me ëndrra evropiane e jo Shqipëria e terrorit dhe e shndërruar në marrëzi e turp botëror.

Data e re e zgjedhjeve e sapo dekretuar nga Presidenti i Republikës është një shans jo vetëm i mirë për dialog por edhe një mundësi e shkëlqyer të arrimë e marrim një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në tetor.

Reflektim, reflektim, reflektim. Kaq duhet për t’i mundësuar sërish shansin e BE-së të gjithë shqiptarëve.

Sot qeveria, e madje e gjithë politika ka përgjegjësinë më të madhe në 30 vitet e fundit, pasi ky është momenti i zgjedhjes: të shohim dhe ecim përpara apo të vuajmë mallkimin e një kthimi pas të cilin historia dhe brezat e ri nuk do na e falin kurrë.

Shqiptarët duhet të jenë misioni mbi çdo kokëfortësi. Rinia duhet të jetë e para mbi çdo egoizëm.E ardhmja evropiane duhet të zbusë zemrat dhe ulë hundët më krenare.

Turp për çfarë përjetoi vendi këto ditë e javë të tëra. Ka ardhur koha për të shpalosur integritetin politik dhe njerëzor në të mirë të vendit.

Le të votojnë shqiptarët më 13 tetor jo të ndarë, pa frikë, në mënyrë të lirë, të ndershme dhe demokratike, të denjë për një vend të NATO-s dhe aspirante e denjë për në BE. 13 tetori, shansi më i mirë për të ecur përpara në emër të një populli.

Related Posts

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet
Kryesore

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet

13/04/2026
“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…
Kryesore

“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…

13/04/2026
Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake
Kryesore

Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake

13/04/2026
Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash
Kryesore

Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

13/04/2026
Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët
Kryesore

Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët

13/04/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, mijëra qytetarë duan të bashkohen me ne

13/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet bën daljen e parë publike pas Oscars 2026

Timothée Chalamet bën daljen e parë publike pas Oscars 2026

16/04/2026

Selin: Largohem e fituar, edhe pa vendin e parë

15/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al