Ish-deputeti i Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka shprehur urimin e tij për 16 vjetorin e themelimit të LSI-së. Tavo shkruan në Facebook:
Edhe 1000 vite të tjera LSI 🌹 Kjo betejë nuk është thjesht politike. Është mision. Nuk janë zgjedhje për 4 vitet e ardhshme por për të ardhmen e vendit. Për punësimin e të rinjve, për ndalimin e eksodit dhe shpopullimit, për të ndalur largimin e trurit të vendit, që rinia jonë e mrekullueshme ta ndërtojë këtu të ardhmen e vet. Që sovraniteti t’i përkasë vetëm popullit, popullit dhe vetëm popullit. Dhe të kemi një qeverisje të popullit, nga populli dhe për popullin.