Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ka folur sot për rrugën Kardhiq-Delvinë teksa ka nisur puna për ndërtimin e tunelit. Në një intervistë për Tema Tv, Tavo thotë se kjo rrugë e kthen Gjirokastrën në një ‘xhep’. Por sipas Tavos impakti më i madh i rrugës është për ish-komunën Cepo. Ai thotë më tej se sidoqoftë rruga është një investim i rëndësishëm për jugun e vendit.