• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vangjel Tavo shkruan për 1 Majin: Ditë proteste, reflektimi dhe shprese!

01/05/2017
Çfarë fshihet pas sondazhit me të cilin “mburret” Vangjel Tavo

Nga Vangjel Tavo

Sot është 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve. Në këtë ditë në nder të të gjithë punëtorëve në mbarë botën, me mijëra shqiptarë protestojnë me mendje e me zemër, me zë apo në heshtje, për punën që kanë por që nuk shpërblehet me pagën e merituar; për kushtet e padenja në të cilat shumë prej tyre punojnë; si edhe për mundësitë e pakta të karrierës dhe rritjes profesionale që i ofrohen!

Sot në këtë ditë, me mijëra shqiptarë të tjerë dëshirojnë të punojnë por mundësitë janë të pakta! Shqiptarët janë një popull punëtor. Me duart e tyre kanë ndërtuar atdheun! Si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si ata që kanë derdhur mundin e tyre këtu apo ata që kanë punuar e punojnë si emigrantë, kanë dëshmuar dashuri për punën dhe një këmbëngulje të pashoqë për të ndërtuar shtëpinë, komunitetin dhe atdheun! Çdo arritje e Shqipërisë së sotme është vetëm meritë e punës nga duart e shqiptarëve që kanë punuar dje dhe vazhdojnë të punojnë me sakrifica edhe sot.

Sot është një ditë reflektimi! Për rininë shqiptare e cila ka shumë pak shanse të punojë, madje dhe auto-censuron ëndrat e veta, pasi guximi për të ëndërruar shndërrohet në zhgënjim në jetën reale! Rinia meriton punë, sukses, karrierë, rritje profesionale, mundësi të pafundme dhe të drejtën të zgjedhë! Rinia shqiptare sot nuk zgjedh! Rinia jonë e kanalizon jetën e saj në dyert e ngushta e të pakta që ofron vedni ynë sot! Rinia jonë nuk e ka privilegjin minial të zgjedhjes dhe realizimit të ëndrave sepse i duhet të ulë pritshmëritë dhe të punojë aq sa për të ushqyer veten!

Vendi ynë ka përjetuar kapituj të errët në hisotrinë e tij! Por edhe në momentet më të vështira shqiptarët, me duart e tyre, me përkushtimin dhe dashurinë për punën, kanë ndërtuar aty ku ka patur rrënim; kanë begatuar aty ku ka qenë djerrë; kanë ngritur bisnese, ferma e blegtori ku nuk kishte shpresë! Këto duar që ndërtuan Shqipërinë na mbushin me shpresë se e ardhmja do jetë më e mirë, sepse ne nuk dorëzohemi lehtë në terrin e natës, por do ndriçojmë drejtë së ardhmes! Sepse kemi një mision! Kemi një detyrim! Kemi përgjegjësinë që të hapim shtigje dhe të shtrojmë rrugët për të ardhmen e brezit të ri, sepse ky brez, të rinjtë tanë, fëmijët tanë, janë rritur me frymën e dashurisë për punën, me vlerën e kontributit, respektit, besnikërisë dhe dashurisë për komunitetin dhe atdheun!

Brezi i ri kërkon vetëm një shans të tregojë vlerat dhe fuqinë që ka! Vetëm një shans të shkruajë historinë!

Ju falenderoj të gjithë shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut që me punën tuaj na jepni krenari, dhe me duart tuaja keni ndërtuar Shqipërinë!/koha jone

Related Posts

Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë
Blog

Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë

31/07/2026
Edi Rama ‘fallxhor’ i zgjedhjeve, jo rastësisht
Blog

Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

31/07/2026
Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026
“Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave”
Blog

“Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave”

20/07/2026
Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj turizmit në Shqipëri
Blog

Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj turizmit në Shqipëri

10/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve
Blog

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al