Një 69-vjeç është rrëzuar nga shkallët e një lokali dhe ka gjetur vdekjen. Ngjarja ndodhi në qytetin e Sarandës, në lagjen Nr.1 Policia thotë se viktima është shtetasi S.A, banues në Sarandë. Ai ishte i dehur në momentin e rrëzimit. Ndërroi jetë jetë rrugës për në spitalin e qytetit për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Cështja u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
©ArgjiroLajm.net