• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vëllai i Parashqevisë tregon telefonatën e parë me motrën: Ajo ishte amaneti i nënës. Presim të kthehet në Shqipëri

16/12/2024
Vëllai i Parashqevisë tregon telefonatën e parë me motrën: Ajo ishte amaneti i nënës. Presim të kthehet në Shqipëri

Amaneti i mamasë së Parashqevi Simakut u përmbush: vajza u gjet. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime.

Kristi Gongo: Ju keni shumë vite që e kërkoni?

Kristi Gongo: Po mamaja juaj kur ndërroi jetë?

Ben Simaku: Në janar mbush dy vite. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!

Kristi Gongo: Ju e njohët në momentin e parë kur doli video?

Ben Simaku: Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin.

Kristi Gongo: Kanë pasur probleme në atë kohë?

Ben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur të lumtur…

Kristi Gongo: Dhe që nga ajo kohë i shkëputët marrëdhëniet?

Ben Simaku: Jo erdhi kur vdiq babai…

Vite pa e parë e kohë e gjatë që lidhjet mes tyre ishin shkëputur. Video e artistes Parashqevi duke marr ndihma sociale ishte një tronditje për familjen Simaku në Shqipëri; por tashmë që ka një strehë për të, ka dhe një mirënjohje e padurim për ta takuar. Ndërsa telefonata e parë me të, Beni rrëfen se ishte e shkurtër por që ti dëgjonte zërin ishte si të lindte sërish…

Kristi Gongo: Jeni përpjekur të flisni me Eltonin në këtë rast?
Ben Simaku: Atë dua ta falenderoj jashtë mase nga zemra atë person.

Kristi Gongo: Të mbante mend Beni?

Ben Simaku: Po fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën…Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ‘leku shkon e vjen por njeriu mbi të gjitha’, po të jetë njeriu e bën prapë lekun.

Kristi Gongo: Ju e prisni të rikthehet?

Ben Simaku: Kush është ai që nuk e pret? Ka shtëpinë e vet në Durrës, ka pjesën e vet, gjakun e vetë. Unë madje kam pasur edhe firmën si më i madhi për të firmosur në mungesë të saj.

Related Posts

Turizmi në Gjirokastër, tranzit nga Korfuzi. Historia e çiftit nga Austria (VIDEO)
Kryesore

“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”

11/05/2026
Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Kryesore

Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës

11/05/2026
Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të

Vllaznia “tremb” rivalët, në Final 4 me sulmin më të shpërndarë të kampionatit

12/05/2026
Dyshja Muçi-Onuachu, sulmi më efikas në Turqi

Akord i ri për Ernest Muçin, zbulohen prapaskenat e bisedimeve mes klubeve për transferimin e sulmuesit

12/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al