• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vëllai rrëfen jetën e shkrimitarit gjirokastrit Tasim Gjokutaj

02/04/2018
Vëllai rrëfen jetën e shkrimitarit gjirokastrit Tasim Gjokutaj

Nga Çapajev Gjokutaj

Sot është 74 vjetori i lindjes së Tasim Gjokutajt. Pas një jave bëhen 20 vjet nga vdekja e tij. Se im vëlla iku para kohe, jetoi vetëm 54 vjeç.

Sa më e shkurtër jeta, aq më i gjallë kujtimi, thoshte poeti. Dhe Tasimi do kujtohet gjatë. Jo pse vdiq herët, por se bëri një jetë që rrezaton në çdo anë që ta shohësh, si të ishte prizëm prej qelibari.

E arriti çdo gjë duke u ndeshur dhemb për dhemb me rrethanat. Në adoleshencë u sëmur nga zemra. Rininë e kaloi thuajse të gjithë në lëngatë, herë në spitale e herë në shtëpi. Mjekët i dhanë vetëm pak vjet jetë.

Kur vdekje të duket e afërt, kur të mungon çdo perspektivë, s’të mbetet veç ta mbyllësh kapitullin e së ardhmes. Pushon përpjekjet, lëngon sëmundjen dhe qan taksiratin, që të ra në pjesë.

Tasimi s’ndoqi këtë rrugë. Pavarësisht sëmundjes vazhdoi shkollën e mesme me korrespodencë, pastaj njësoj edhe të lartën. Më vonë, pak vjet para se të vdiste, mbrojti edhe doktoraturën. S’reshti së nxëni deri në ditët e fundit.

Qysh herët ndiqte moton: puno sikur do jetosh 100 vjet, por gëzoje jetën sikur do vdesësh nesër. Këtu, te gëzimi i jetës, te optimizmi, do kërkuar mbase një nga sekretet e ngadhënjimit të tij.

Aguridh dhe skeptik siç isha, e paragjykova në mes të viteve 1960, kur vendosi të martohej. Të martohesh, kur s’je i sigurt se do jetosh, më dukej guxim i tepruar, madje edhe një farë egoizmi. Tasimi kuturisi dhe koha i dha të drejtë. Falë guximit, dega e tij nuk mbeti cung në pemën e vëllazërisë tonë, por gjelbëron, rritet e do të rritet.

E ndihmoi fati, mund të thoshje. Por fati nuk ndihmon dokëdo. Ndihmon ata që guxojnë e përpiqen, por sidomos ata që kanë vullnet të punojnë e të vetrealizohen.

Kur e la këtë jetë, Tasimi ishte vetrealizuar si baba e si gjysh, si pedagog e si aktivist shoqëror, si poet i talentuar, por edhe si mësues, me dhunti të veçanta për të komunikuar me të vegjëlit, jo vetëm në vjersha por edhe në përditshmëri.

Parë kështu, Tasimi hyri natyrshëm në letërsinë për fëmijë. Sot renditet ndër poetët më të mirë të kësaj letërsie. Librat e tij botohen e ribotohen.

Sado përpara të bëjë teknologjia, sado të sofistikohen filmat e animuar dhe videolojrat, fëmijët do t’i kthehen e rikthehen dashurisë së hershme të njerëzimit, dashurisë për fjalën, përrallat, vjershat e kallzimet.

Ndaj jam shpresëplotë se edhe vjershat e poemat e Tasimit do vazhdojnë të lexohen. Do pëlqehen për subjektet e rrjedhëshme e plot peripeci, për personazhet çamarroke e gjithë humor, për vargun që rrjedh mes ritmesh të këndshme e rimash lodruese, për shqipen e thjeshtë e gjithë nur.

Sa herë hyn prilłi, dua të besoj se Tasimi është gjallë. Si mund të quhet i vdekur një njeri që vazhdon e flet?

Dhe s’flet me dokëdo, por me fëmijët, me burrat dhe gratë e nesërme, me të ardhmen. Atë të ardhme që ne trembeshim se do ta kishte të limituar në 3-4 vjet.

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lori Hoxha shtatzënë! Detaji që “tradhtoi” gjithçka nga një foto në palestër

Lori Hoxha shtatzënë! Detaji që “tradhtoi” gjithçka nga një foto në palestër

19/03/2026
“Duam gjysmëfinalen”, Kompany-Harry Kane sfidojnë Real Madrid: Jemi në formë optimale

“Duam gjysmëfinalen”, Kompany-Harry Kane sfidojnë Real Madrid: Jemi në formë optimale

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al