• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vendet e BRICS kërkojnë të reformohet FMN-ja, kritikojnë tarifat “diskriminuese” të Trump

06/07/2025
Vendet e BRICS kërkojnë të reformohet FMN-ja, kritikojnë tarifat “diskriminuese” të Trump

Ministrat e financave të grupit BRICS – Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut dhe pjesëtarët e rinj Egjipti, Etiopia, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indonezia – kanë bërë thirrje për reforma brenda Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), për një shpërndarje më të mirë të së drejtës së votimit dhe për t’i dhënë fund traditës që në krye të institucionit të jetë një europian.
Deklarata e përbashkët është ndër rastet e rralla që këto vende bien dakord unanimisht për reformat. Pjesëmarrësit vendosën që propozimet të konsultohen edhe një herë në muajin dhjetor, kur do të diskutohet më saktë për kuotat dhe të drejtat e votimit.
“Kuotat duhet të reflektojnë pozitat relative të pjesëtarëve në ekonominë globale, por edhe të mbrojnë kuotat e pjesëtarëve më të varfër,” theksuar ministrat e BRICS-it pas takimeve në qytetin brazilian të Rio-de-Zhanejros.
Liderët e grupit pritet sot që të dalin me kritika edhe kundrejt presidentit amerikan Donald Trump, për shkak se tarifat e vendosura prej tij mund të dëmtojnë ekonominë globale dhe janë të jashtëligjshme. Sipas një projektdokumenti të raportuar nga agjencia franceze e lajmeve, AFP, vendet në zhvillim të BRICS kanë të njëjtin “shqetësim” kur vjen fjala për tarifat amerikane mbi importet. Megjithatë dokumenti paraprak nuk e përmend me emër presidentin Trump dhe as Shtetet e Bashkuara.
“Ne jemi shumë të shqetësuar nga tarifat e njëanshme dhe masat jotarifore që e shtrembërojnë tregtinë dhe janë në mospërputhje me OBT-në (Organizata Botërore e Tregtisë),” thuhet në tekstin paraprak të vendeve pjesëmarrëse të grupit BRICS.
Blloku i këtyre vendeve në zhvillim përfaqëson më shumë se 40 për qind të popullatës së botës dhe një të tretën e ekonomisë globale, duke kaluar vendet e zhvilluara të G7-ës. Që nga samiti i parë i liderëve në vitin 2009, vendet e BRICS thonë se mbrojnë multilateralizmin në një kohë kur bota ka pësuar fraktura të ndryshme gjeopolitike.
Takimi sivjet po mbahet pa praninë e presidentëve të Kinës dhe Rusisë, Xi Jinping dhe Vladimir Putin. /Reuters, AFP

Related Posts

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tjetër tërmet i fortë në Greqi

14/06/2026
Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut
Lajme

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

12/06/2026
Bien Facebook, Instagram, dhe Whatsapp
Kryesore

Bien Facebook, Instagram, dhe Whatsapp

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jesus trajner i Portugalisë, thotë fjalët e para: Sfidë e re!

Jesus trajner i Portugalisë, thotë fjalët e para: Sfidë e re!

11/07/2026
Rama: Shqipëria nuk do ta humbasë shansin e investimeve të mëdha

“Sulmi kriminal, turp alla shqiptarçe”, Rama: Kërkuam ndihmën e Google, bizneseve po u kthehen yjet e merituar

11/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al