• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vendimi i Qeverisë: Biznesi i vogël s’do e paguajë qiranë për dy muaj, ja kush përfiton

14/04/2020
Vendimi i Qeverisë: Biznesi i vogël s’do e paguajë qiranë për dy muaj, ja kush përfiton

Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ në PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR.

Sipas këtij ndryshimi, bizneset e vogla nuk do të paguajnë qira për dy muaj edhe në rast se ata mund të mos jenë në listën e aktiviteteve të mbyllura. Më parë, subjekt i këtij akti ishin vetëm bizneset që ishin në listën e aktiviteteve të mbyllura.

Kushtet e tjera nuk janë ndryshura, pra “Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj 2020. Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi i prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020”.

BËHËT

“Të gjithë qiramarrësit, persona fizikë/juridikë, me të ardhura deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, pavarësisht nëse e kanë të lejuar apo të ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.”.

ISHTE

Të gjithë qiramarrësit persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

VENDIMI PËR SHTYJEN E QIRAVE

“20. Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, që kanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

Të gjithë qiramarrësit studentë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

I NDRYSHUAR– “Të gjithë qiramarrësit, persona fizikë/juridikë, me të ardhura deri në 14 000 000(katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, pavarësisht nëse e kanë të lejuar apo të ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.”.

Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj 2020. Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi i prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020.

Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë, të cilët kanë ankesë për qiradhënësin si pasojë e moszbatimit të detyrimeve të mësipërme, do t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik. Qiradhënësit, të cilët nuk e zbatojnë këtë pikë, dënohen me gjobë në masën e pesëfishit të qirasë mujore përkatëse. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ndjekjen dhe zbatimin e parashikimeve të kësaj pike dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse.”./monitor

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al