• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vendosen nën sekuestro 300 mijë euro pasuri në Vlorë, ja kujt i përkasin

29/10/2020
Vendosen nën sekuestro 300 mijë euro pasuri në Vlorë, ja kujt i përkasin

Eshtë vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash. Ato i përkasin shtetasit J. Xh. i cili është nën hetimn për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka qenë i dënuar më parë në Greqi për trafik droge.

Ja njoftimi i plotë:

Vlorë

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtaria kriminale. Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë:

* 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.

* 3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.

* 1 automjet i markës “Renault”.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 300.000 euro sipas çmimit të tregut.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

 

Related Posts

I fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet vrasësi i turistit francez në Ksamil
Kryesore

I fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet vrasësi i turistit francez në Ksamil

18/08/2026
Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili
Kryesore

E rëndë në Ksamil/ Vritet me thikë një i ri francez

18/08/2026
4 persona të djegur në Himarë teksa riparonin motorin e skafit, policia zbardh detaje
Kryesore

4 persona të djegur në Himarë teksa riparonin motorin e skafit, policia zbardh detaje

18/08/2026
Kreshnik Spahiu: Protestuesit 78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre, e jo më të zgjedhin kryeministrin e ri të Shqipërisë
Kryesore

Kreshnik Spahiu: Protestuesit 78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre, e jo më të zgjedhin kryeministrin e ri të Shqipërisë

17/08/2026
Identifikohen katër të plagosurit nga zjarri në skafin në Porto Palermo, një prej tyre me 50% të trupit të djegur
Kryesore

Identifikohen katër të plagosurit nga zjarri në skafin në Porto Palermo, një prej tyre me 50% të trupit të djegur

17/08/2026
Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen disa persona! 4 prej tyre pësojnë djegie të shumta
Kryesore

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen disa persona! 4 prej tyre pësojnë djegie të shumta

17/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet vrasësi i turistit francez në Ksamil

I fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet vrasësi i turistit francez në Ksamil

18/08/2026
“Tërbohet” Man.City, 100 mln euro për zbulimin e Botërorit, Maresca me mesfushë të re – Balkanweb.com – News24

“Tërbohet” Man.City, 100 mln euro për zbulimin e Botërorit, Maresca me mesfushë të re

18/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al