• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VIDEO/ 22 vite pritje, Arsenal feston titullin nga…divani. “Bunkeri” i Artetas sjell trofeun, shifrat e “topçinjve” të imponojnë respekt

20/05/2026
VIDEO/ 22 vite pritje, Arsenal feston titullin nga…divani. “Bunkeri” i Artetas sjell trofeun, shifrat e “topçinjve” të imponojnë respekt

22 vite pritje për të festuar sërish titullin në Angli. Për një klub si Arsenal, dy dekada pritje duken një përjetësi, një klub që në këto 22 vite ka investuar miliona e miliona euro për të shijuar një arritje të tillë. Tifozët, lojtarët, trajneri Arteta të gjithë shpërthyen në festë pas “X” të Man.City përballë Bournemouth, një sukses nga divani, por që pritet të festohet gjatë në rrugët e Londrës. Më në fund, pas 6 vitesh në krye të Arsenal, Mikel Arteta arrin të fitojë titullin e tij të parë, dhe të 14 në historinë e “topçinjve”. Në këto 6 vite, Arsenal i kishin shkuar pranë në më shumë se një herë, në një kohë kur në 5 sezone 3 herë e kishin mbyllur vitin në vendin e dytë.

Pavarësisht se ky titull shkoi me foto-finish, Arsenal nuk “vodhi” asgjë, këtë e konfirmojnë edhe shifrat, e konfirmojnë edhe rivalët, ku i pari që i uroi ishte pikërisht Pep Guardiola. Në një sezon të luftuar fort, diferencën e bëri mbrojtja, me Arsenal që po mbyll sezonin me vetëm 26 gola të pësuar. Kjo është hera e tretë radhazi që Arteta ka mbrojtjen më të mirë në Premier League. Një meritë të veçantë ka edhe portieri Raya ku nga 37 ndeshje, 19 prej tyre i ka mbyllur me portën të paprekur.

Këtë sezon ka pasur kritika të forta në lidhje me mënyrën defensive të lojës, por shifrat vërtetojnë të kundërtën, me 69 gola të shënuar, Arsenal është sulmi i dytë më i mirë në Premier League, vetëm Man.City ka bërë më mirë.

Pas festës se titullit, që pa diskutim pritet të jetë e madhe, tani Arsenal shkon i qetë dhe pa presion në finalen e Champions League ku përballë PSG do të synojnë t’i bëjnë një mbyllje spektakolare këtij sezoni.

Related Posts

VIDEO/ Shqipëria “ndez” në startin e Nations League, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bjellorusisë
Sport

VIDEO/ Shqipëria “ndez” në startin e Nations League, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bjellorusisë

26/09/2026
VIDEO/ Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës

26/09/2026
VIDEO/ Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ ‘Flamingot’ çojnë protestën në stadium! Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës – Balkanweb.com – News24

26/09/2026
VIDEO/ Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës – Balkanweb.com – News24

26/09/2026
LIVE/ Penallti dhe gol, kuqezinjtë në avantazh në “Air Albania” (VIDEO)
Sport

LIVE/ Penallti dhe gol, kuqezinjtë në avantazh në “Air Albania” (VIDEO)

26/09/2026
VIDEO/ “Jo në emrin tim”, mesazhi emocionues i tifozëve në “Air Albania”, pak ditë pas turpit të Hagës – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ “Jo në emrin tim”, mesazhi emocionues i tifozëve në “Air Albania”, pak ditë pas turpit të Hagës – Balkanweb.com – News24

26/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Shqipëria “ndez” në startin e Nations League, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bjellorusisë

VIDEO/ Shqipëria “ndez” në startin e Nations League, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bjellorusisë

26/09/2026

Kthimi nga SHBA, Rama njofton një mesazh për shqiptarët sapo të mbërrijë në Rinas

26/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al