Arsenal fitoi me shifrat 0-1 ndaj Liverpool në transfertë, në supersfidën e Premier League. Ndeshja u vendos nga një gol, i realizuar pas vetëm çerek ore lojë.
Në minutën e 16-të, Rice dërgoi një top tokazi për Havertz, i cili u tregua i saktë dhe dërgoi topin në rrjetë. The Reds pretenduan penallti në inutën e 29-të pas një rrëzimi në zonë, por për arbitrin asgjë nuk kishte.
Kampionët e Anglisë shkojnë në kuotën e 24 pikëve në krye të klasifikimit. Liverpool është në vendin e pestë me 15 pikë.








