Futbolli shqiptar vijon të prodhojë momente të rralla. Së fundmi, në Durrës, në ndeshjen mes Tiranës dhe Dinamos kanë ikur dritat.
Një situatë jo shumë e zakontë kjo, që ka bërë që tifozët në tribuna të ndiznin blicat e telefonave, duke krijuar kështu një atmosferë unike.
Pavarësisht zhvillimit, futbolli shqiptar vazhdon të ketë probleme, si i sotmi, ku në nisje të takimit të elitës pati probleme me sistemin e ndriçimit.







