Ende nuk dihet motivet e vrasjes së çiftit shqiptar në Peristeri të Greqisë dhe hetimet vijojnë me intensitet.
Televizioni grek “Alfa” ka krijuar skenën e vrasjes së çiftit nga dy persona të maskuar dhe ende të pa identifikuar.
Nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit së të premtes në banesën e çiftit.
Rreth orës 02:00 të natës, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e familjes shqiptare dhe kanë shkuar direkt në dhomën e gjumit të çiftit, duke i qëlluar ata me pistoletë. Gruaja, 50 vjeçare ka ndërruar jetë në moment, ndërsa burri 53 vjeçar ndërroi jetë sot.
Sipas CNN grek, djali i çiftit, 28 vjeçar kishte pandehur se kishte ardhur policia dhe kjo ishte arsyeja se pse kishte hapur derën e apartamentit ku jetonin.
“Mama, mama, policë, policisë”, mësohet të ketë thënë 28 vjeçari, cituar nga CNN, çka ka habitur autoritetet e hetimit. Kjo ngre dyshime të forta nga mënyra se si kanë vepruar hajdutët kur kanë shkuar në banesën e tyre dhe mbetet ende enigmë se si grabitësit kanë mundur të hyjnë në banesë me kaq lehtësi.
Mbase, 28 vjeçari gaboi kur hapi derën e dy personave të armatosur, për shkak të tragjedisë që ndodhi më pas. Ai ndoshta ka menduar se ka parë policinë kur i ka parë të armatosur.
Autoritetet kanë sekuestruar videot e kamerave të sigurisë në zonë dhe po përpiqen për të identifikuar dy autorët e krimit të rëndë.
“Për ne, motivimi mbetet grabitja”, thotë një oficer policie. Do të jetë materialet e ADN-së, ato që mund të sjellin prova domethënëse rreth autorëve.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur lehtë djali i çiftit si dhe vajza e tyre 17 vjeçare, gjithashtu të pranishëm në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë. Ka dyshime gjithashtu se autorët e krimit mund të kenë njohje me familjes.
Megjithëse dëshmitari kryesor i gjithë ngjarjes është 28 vjeçari, hetuesit nuk pritet të marrin dëshmi domethënëse prej tij për shkak të traumës që ka pësuar.
I riu i është nënshtruar edhe një teksti psikiatrik, çka ka shuar premisat që ai të jetë në gjendje për të dhënë dëshmi konkrete.
Në momentin e krimit, vajza e familjes ishte duke lexuar në dhomën e saj për shkak të provimeve.
Teksa ajo u përpoq të lajmëronte policinë, dëgjoi dy të shtëna me armë. Gjatë aktit, autorët kanë marrë çantën e viktimës dhe pas ngjarjes në shtëpi nuk ishin rreth 9500 euro.