• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë Gjirokastër, ‘bie’ edhe drejtori që mblidhte lekë nga fëmijët për të blerë tapetin e kopshtit

13/08/2019
‘Bie’ një tjetër drejtor i Zamira Ramit në Bashkinë Gjirokastër, Golemi bën emërimin e dytë

Flamur Golemi vijon ndryshimet në Bashkinë Gjirokastër. Një tjetër drejtues nga radhët e njerëzve të besuar të ish-kryebashkiakes, Zamira Rami është spostuar nga kryetari i ri. Armand Mamani, drejtori i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social është pezulluar nga detyra pas një auditi të brendshëm të kryer në institucionin që ai drejtonte.

Burimet thonë se Mamani është gjetur me shkelje të rënda. Sidoqoftë përmbajtja e plotë e raportit të auditit nuk dihet ende. Në vend të tij tek kjo drejtori është komanduar përkohësisht një vartëse e tij. Armand Mamani nisi punë në bashki pas shkarkimit si drejtues i spitalit rajonal ‘Omer Nishani’.

Një raport auditi i kryer nga Ministria e Shëndetësisë në atë kohë konstatoi se Mamani kishte abuzuar me fondet publike të spitalit. Gjatë periudhës që ishte në bashki ai mbahet mend si një prej njerëzve më të besuar të Zamira Ramit, ndoshta dhe për shkak të lidhjeve fisnore që kishte me ish kryebashkiaken, por edhe për faktin se agjencia e tij qarkullonte miliona lekë tendera.

Armand Mamani do të mbahet mend edhe si drejtori që u mblidhte lekë prindërve e nxënësve për të lyer shkollat e kopshtet dhe për të blerë tapete, pavarësisht se ata paguanin taksa në bashki; do të mbahet mend edhe si drejtori që u hoqi kopshteve ushqimin gjatë verës dhe më pas rriti tarifën ditore.

Pezullimi i tij nga detyra është thjesht një hap larg shkarkimit dhe Mamani e di mirë këtë gjë. Afërmendsh që ky proces do të vijojë edhe me drejtues të tjerë në ditët e ardhshme, drejtues të cilët janë emëruar politikisht dhe kanë patur një angazhim partiak në radhët e LSI-së apo PD-së. Të vetmet që do t’i shpëtojnë ‘furtunës’ janë gratë e vajzat. Të paktën ky ishte zotimi publik i Edi Ramës dhe porosia e tij për kryebashkiakët e vet.  

©argjiroja.net 

Related Posts

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Rritet sërish çmimi i naftës, shkon drejt 200 lekë/litri

15/07/2026
Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit
Kryesore

Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit

15/07/2026
Klodian Braho: Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika. Kjo do të thotë se po e bën punën mirë!
Kryesore

Klodian Braho: Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika. Kjo do të thotë se po e bën punën mirë!

15/07/2026
Moti bën kthesën e papritur në fundjavë
Kryesore

Bëhuni gati, nga nesër, temperatura “mbytëse”, do shkojnë mbi 40 gradë

15/07/2026
Përdhunim dhe ngacmime seksuale në Borsh, dy persona nën hetim
Kryesore

E rëndë në Borsh, tre të rinjtë mbajnë peng dhe kanosin një të moshuar me pistoletë çakmak, arrestohen nga policia (Emrat)

15/07/2026
Kapet në Vlorë peshku 27 kg, peshkatarit iu deshën 30 minuta ta nxirrte nga deti
Lajme

Kapet në Vlorë peshku 27 kg, peshkatarit iu deshën 30 minuta ta nxirrte nga deti

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

Rritet sërish çmimi i naftës, shkon drejt 200 lekë/litri

15/07/2026
Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit

Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al