Kryeministri Edi Rama vjen nesër në Gjirokastër për një vizitë dy ditore bashkë me kabinetin qeveritar. ArgjiroLajm.net zbardh axhendën e takimeve dhe eventeve që janë parashikur nga zyra e shefit të qeverisë. Fillimisht do të ketë inspektim të punimeve në Libohovë, më pas takim në fshatin Grapsh të Dropullit. Po kështu është parashikuar mbledhje qeverie në Gjirokastër dhe dëgjesë publike gjatë pasdites. Takime të ndryshme janë parashikuar edhe gjatë mbrëmjes. Të nesërmen datë 22 maj do të ketë takime të tjera në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet.
© ArgjiroLajm.net