Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka pushuar çështjen për vjedhjen e pasaportave në ambasadën shqiptare në Greqi. Në vendim thuhet se është pushuar hetimi ndaj ambasadores Ardiana Hobdari, e cila u shkarkua një ditë më parë nga ministri Gent Cakaj. Tashmë Hobdari dhe Konsullit i përgjithshëm në Janinë, Pervin Gjikuria, nuk do të jenë më nën akuzë “Shpërdorim detyre” për rastin e vjedhjes së 100 pasaportave biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Gjykata mësohet se vendimin e ka marrë disa ditë më parë, ndaj dhe Cakaj mori vendimin për shkarkimin e disa zyrtarëve në ambasadën në Athinë si dhe Konsullin e Përgjithshëm në Janinë.
“Në përfundim, ajo çka është më e rëndësishme është mungesa e lidhjes shkak-pasojë mes detyrimeve të ambasadores Hobdari, bllokimit të pasaportave nga autoritetet doganore greke, si dhe vjedhjes së tyre. Në lidhje me bllokimin e pasaportave nga ana e autoriteteve doganore greke është bërë shkak mosrespektimit i Konventës së Vjenës, fakt ky që është audituar nga Ministria më parë dhe është konsideruar i rregullt”, është kjo një pjesë e vendimit të gjykatës.
Më tej po togat e zeza kanë arsyetuar se vjedhja e pasaportave nuk janë kryer për shkak të shkejeve të bëra nga ambasaodorja dhe ajo nuk ka asnjë përgjegjësi.
“Në lidhje me vjedhjen e pasaportave, bëjmë me dije se vjedhja është kryer në momentin që transporti po kryhej në përputhje me Konventën e Vjenës, pasi ishte marrë përsipër nga konsulli me një automjet me targa diplomatike. Pra, si bllokimi, po ashtu edhe vjedhja, nuk janë kryer për shkak të shkeljes së ndonjë dispozite nga ana e ambasadores Adriana Hobdari”, vijon më tej vendimi.