Një vjedhje banese ka ndodhur në qytetin e Memaliajt dy ditë më parë. Policia thotë se ngjarja ndodhi në lagjen nr.1, në banesën e shtetasit L.K vjeç 87 banues në Memaliaj. Dy persona ende të paidentifikuar janë futur brenda në banesë, kanë marrë çantën e shtetases V.D, vjeç 56 ku kanë marrë një shumë parash dhe dokumente të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër. © ArgjiroLajm.net