• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vllaznia në krizë psikologjike, situatë e rënduar para duelit që u doli jashtë planeve

26/05/2026

Pas dy humbjeve radhazi në fazën “Final 4”, atmosfera te Vllaznia është rënduar ndjeshëm. Disfata e fundit 1-2 ndaj Egnatias duket se ka lënë pasoja jo vetëm në renditje, por edhe në aspektin psikologjik të skuadrës kuqeblu.

Në kampin shkodran tashmë humori nuk është aspak pozitiv dhe tensioni ndihet qartazi, teksa ëndrra për titullin kampion duket gjithnjë e më larg. Ndeshja ndaj rrogozhinasve nxori në pah një Vllazni nervoze, të paqartë dhe pa qetësinë që e ka karakterizuar në momentet më të mira të sezonit. Kuqeblutë nuk arritën të mbanin nervat nën kontroll në shumë episode të takimit, ndërsa reagimet në fushë lanë të kuptohej se skuadra po vuan jo pak presionin e momentit.

Në disa momente, sjellja e lojtarëve dha sinjale se ekipi mund të ketë hyrë në një fazë dorëzimi psikologjik. Ajo që bie në sy është fakti se nga klubi nuk ka pasur asnjë reagim publik pas humbjeve të fundit. Te 9 herë kampionët e vendit po tentohet që situata të kalohet në qetësi, larg deklaratave dhe polemikave, ndonëse klima brenda ambientit kuqeblu duket larg qetësisë së dëshiruar. Heshtja e drejtuesve dhe stafi t teknik shihet si një përpjekje për të mos e rënduar më tej situatën në prag të ndeshjeve vendimtare.

Megjithatë, realiteti në tabelë dhe paraqitjet në fushë tregojnë qartë se shpresat për titull janë zbehur pothuajse totalisht. Vetëm një mrekulli sportive dhe një kombinim “i çmendur” rezultatesh mund të bëjnë që trofeu të udhëtojë drejt Shkodrës. Në këto kushte, objektivi kryesor i skuadrës duket se mbetet rikthimi i qetësisë dhe shpëtimi i sezonit me një reagim dinjitoz në javën e fundit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse shkodranët do të arrijnë të reagojnë në momentin më delikat të sezonit apo nëse humbjet e fundit kanë lënë pasoja më të thella sesa vetë rezultatet në fushën e lojës. Në Shkodër pritshmëritë kanë qenë gjithmonë të mëdha dhe zhgënjimi aktual duket se është po aq i madh sa edhe shpresat që ekzistonin vetëm pak javë më parë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Falsifikoi certifikatën e COVID-19, tani edhe FIFA kërcënon Granit Xhakën – Balkanweb.com – News24
Sport

Falsifikoi certifikatën e COVID-19, tani edhe FIFA kërcënon Granit Xhakën

26/09/2026
Falsifikoi certifikatën e COVID-19, tani edhe FIFA kërcënon Granit Xhakën – Balkanweb.com – News24
Sport

Falsifikoi certifikatën e COVID-19, tani edhe FIFA kërcënon Granit Xhakën – Balkanweb.com – News24

26/09/2026
Shqipëria, Maran dorëzon listën në UEFA, 4 lojtarë përfundojnë në tribunë – Balkanweb.com – News24
Sport

Shqipëria, Maran dorëzon listën në UEFA, 4 lojtarë përfundojnë në tribunë

26/09/2026
Shqipëria, Maran dorëzon listën në UEFA, 4 lojtarë përfundojnë në tribunë – Balkanweb.com – News24
Sport

Shqipëria, Maran dorëzon listën në UEFA, 4 lojtarë përfundojnë në tribunë – Balkanweb.com – News24

26/09/2026
Situata nuk duket pozitive – Balkanweb.com – News24
Sport

Gjuri “tradhton” Mbappe, Zidane tremb…Realin: Situata nuk duket pozitive

26/09/2026
Situata nuk duket pozitive – Balkanweb.com – News24
Sport

Situata nuk duket pozitive – Balkanweb.com – News24

26/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia

Vodhi makinën në Tepelenë, i riu arrestohet nga policia në Durrës

26/09/2026
Po e transportonin në spital, ndërron jetë një person në Gjirokastër

Aksident në Gjirokastër, plagoset një grua (Emri)

26/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al