Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur jo vetëm disa akse dhe kryqëzime në Vlorë, por kanë përmbytur edhe qendrën historike dhe spitalin. Të përmbytura janë; Sheshi i Flamurit, rruga Isa Boletini dhe akset lidhëse bulevard –Transballkanike. Raportohet se i gjithë qyteti është në kolaps total, hidrovori i stakuar, ndërsa një pjesë e qytetit bregdetar është pa drita.