• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vodhën një skaf dhe një gomone në Korfuz, një i arrestuar, tre të shpallur në kërkim

30/06/2025
Vodhën një skaf dhe një gomone në Korfuz, një i arrestuar, tre të shpallur në kërkim

Një person ka përfunduar në pranga dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim pasi vodhën një skaf dhe një gomone në Korfuz, duke i futur në territorin shqiptar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga një shtetas grek, i cili kallëzoi se më datë 28.06.2025, gjatë natës, në Korfuz (Greqi) i ishin vjedhur dy mjete lundruese (gomone dhe skaf), dhe kishte dyshime se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Crossing”, si rezultat i të cilit: U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. U shpallën në kërkim shtetasit D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë, A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë, dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë.
Nga veprime hetimore të kryera nga grupi hetimor i ngritur për këtë rast, rezultoi se këta katër shtetas kanë vjedhur në ishullin e Korfuzit dy mjete lundruese, konkretisht një skaf dhe një gomone, të cilat më pas i kanë trafikuar në Shqipëri, në qytetin e Sarandës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, u gjet i fshehur njëri prej mjeteve lundruese, në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një mjet kamion të dyshuar se është përdorur për transportimin e mjeteve nga bregdeti në drejtim të parcelës.
Vijojnë veprimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

PD dorëzon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit (FOTO)
Kryesore

Shqipëria të ketë 100 bashki e 12 qarqe, PD depoziton projektligjin e saj për ndarjen territoriale

25/09/2026
E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit

25/09/2026
Atentat në Athinë, breshëri plumbash ndaj shqiptarit, autorët ia mbathin me motor
Kryesore

I zhvati 15 mijë euro dhe kërcënonte gruan polake, i riu shqiptar në Greqi e pëson keq

25/09/2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë
Kryesore

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

25/09/2026
Aksident në hyrje të Sarandës
Kryesore

Aksident në hyrje të Sarandës

25/09/2026
Me dy pistoleta në duar, del foto e autorit të vrasjes në Sarandë
Kryesore

Me dy pistoleta në duar, del foto e autorit të vrasjes në Sarandë

25/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Goli i Muriqit “çmend” serbët, kërkojnë nga UEFA të merren masa për Kosovën

Goli i Muriqit “çmend” serbët, kërkojnë nga UEFA të merren masa për Kosovën

25/09/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

Ndërprerja e kampionatit si asist, Egnatia pret rikthimin e fantazistit brazilian – Balkanweb.com – News24

25/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al