• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja mafioze e tepelensit, dosja në gjykatë me 4 të pandehur

04/05/2017
Vrasja mafioze e tepelensit, dosja në gjykatë me 4 të pandehur

Dosja për ekzekutimin e Elton Çiçës i është dërguar gjykatës për hetim. Për ngjarjen, pas hetimeve dhe kopsitjes se dosjes, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka caktuar edhe 4 të pandehur:

Te pandehurit  

1.      Jani Alia, akuzuar perkryerjen e vepres penale “Vrasjeme paramendim”, te kryer nebashkepunim dhe “Mbajtja pa lejee armeve, municionit luftarak,bombave apo minave”,  veprapenale te parashikuara nga nenet78 e 25 dhe 278/5 i Kodit Penal.

2.      Renato Milloshi, akuzuar perkryerjen e vepres penale“Moskallezim krimi”, parashikuarnga neni 300 i Kodit Penal.

3.      Alban Trimi, akuzuar perkryerjen e vepres penale “Kryerjae veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes”, parashikuar nga neni301 i Kodit Penal.

4.      Redian Rraja, akuzuar perkryerjen e vepres penale “Kryerjae veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes” parashikuar nga neni301 i Kodit Penal.

VRASJA 

Elton Çiça, i njohur si i forti i Tepelenës, u qëllua me dy plumba në një lokal në Tiranë. Vrasja ka ndodhur më 01.05.2016, rreth orës 22:20, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, afër shkollës “Emin Duraku”, në mjediset e barit ku Elton Çiça ndodhej me disa të njohur të tij në tavolinë. Këqyrja e kufomës tregoi se viktima u qëllua me dy plumba arme zjarri.

Pista kryesore e hetimit ishte ajo e një vrasjeje për hakmarrje e për konflikte të vjetra, pasi edhe viktima kishte precedentë të hapur penalë.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim shtetasi Jani Aliaj, për të cilin Prokuroria ka kërkuar edhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Për ngjarjen po hetohen edhe tre persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm në skenën e krimit dhe që kanë kryer veprime që po verifikohen nëse përbëjnë shkelje të ligjit.

AKTI I EKSPERTIMIT

Pak ditë pas vrasjes së Elton Çiçës në lokalin ku ai ndodhej në momentin e ngjarjes, në media u bënë publike pamje të kamerave të sigurisë. Regjistrimet në fjalë më të zgjeruara se ato që u bënë publike në media, u sekuestruan edhe nga grupi i hetimit dhe u morën si provë nga Prokuroria.

Kjo e fundit po heton shtetasit A.T. dhe R.R. për veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasit Jani Aliaj dhe R.M. për veprat penale të “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, municionit luftarak, bombave apo minave”. Në kuadër të hetimit janë kërkuar një sërë provash e veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e rolit që kanë pasur të gjithë personat e kapur nga kamerat në vendin e ngjarjes.

Burime të akuzës bënë me dije se me vendimin datë 03.02.2017 është vendosur zgjatja e afatit të hetimit për periudhën nga data e vendimit deri më 3 maj 2017, për të administruar aktin e ekspertimit teknik të pamjeve filmike nga vendi i ngjarjes, i cili nuk është administruar ende.

Akti i ekspertimit në fjalë mësohet se është kërkuar për t’u ballafaquar me provat e tjera me qëllim për të konkluduar me zgjidhjen përfundimtare të çështjes, edhe për shkak të kompleksitetit të saj. Fakti se akti i ekspertimit nuk është administruar në dosjen e Prokurorisë, duket se ka vënë në rrezik edhe një herë afatet hetimore të çështjes, edhe pse ngjarja ka ndodhur një vit më parë/ Panorama

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Probleme për Xhakën, përfundon nën hetim në Zvicër

Probleme për Xhakën, përfundon nën hetim në Zvicër

18/09/2026
Kurtulan nuk grumbullohet nga Turqia, FSHF mund të lëvizë

Kurtulan nuk grumbullohet nga Turqia, FSHF mund të lëvizë

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al