• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja mafioze e tepelensit, kamerat e sigurisë zbulojnë si u ekzekutua Elton Çiço

07/05/2017
Vrasja mafioze e tepelensit, kamerat e sigurisë zbulojnë si u ekzekutua Elton Çiço

Personi që drejtonte makinën tip ”Ford Focus” me të cilën lëvizi Jani Aliaj natën e vrasjes së Elton Cicos në Tiranë një vit më parë dyshohet se ka qenë Nelgert Pata, shkruan ‘Panorama’. Një fakt i tillë evidentohet në dosjen e vrasjes së dorëzuar në gjykatë javën që po mbyllet nga prokuroria e Tiranës.

Sipas hetimeve të kryera, dyshohet se Nelgert Pata ka qenë personi që drejtonte makinën me të cilën Jani Aliaj, person tashmë në kërkim, shkoi tek lokali ku qëndronte Elton Cico në zonën e Bllokut dhe pasi kreu vrasjen, u largua nga vendi i krimit. Makina është fokusuar nga kamerat e sigurisë jo vetëm në vendin e vrasjes por edhe në gjithë itinerarin që ka përshkruar derisa është parkuar në zonën e rrugës së Kavajës ku është gjetur më pas e kontrolluar nga policia gjyqësore.

Hetimi i prokurorisë ka zbuluar se për një periudhë të gjatë para vrasjes së ndodhur në 1 maj 2016, Elton Cica dhe Nelgert Pata kanë pasur disa konflikte mes tyre edhe pse kishin qenë të njohur më parë, shkruan “Panorama”.

Ky fakt mendohet se ka shërbyer që Neglert Pata ti bashkohet planit të Jani Aliajt për vrasjen e Elton Cicos. Ky i fundit ishte përplasur që në burg në Greqi me Jani Alinë duke organizuar edhe dy atentate për vrasjen e tij në Tiranë e Gjirokastër.

Në të njëjtën kohë hetimet kanë evidentuar të dhëna që tregojnë se Nelgert Pata dhe i dyshuari për vrasjen e Elton Cicos, Jani Aliaj kanë pasur lidhje të ngushta mes tyre. Megjithese Prokuroria nuk e permend specifikisht Nelgert Paten si te pranishem ne vendngjarje, hetuesit evidentojne veprime aktive qe ky i fundit ka kryer me Jani Aliajn per te realizuar atentatin ndaj Elton Cicos.

Nelgert Pata, shtetas me precedentë të theksuar penalë u vra në 20 nëntor 2016 në një atentat të organizuar ndaj tij në Fier. Ai u konsiderua për disa muaj edhe si “armiku i Elton Cicos”. Vrasja e Nelgert Patës ndodhi vetëm 6 muaj pas ekzekutimit të Elton Cicos në Tiranë. Ky i fundit, u vra më 1 maj 2016 në një lokal në zonën e Ish­bllokut në Tiranë. I akuzuar për pengim në zbulimin e të vërtetës në këtë ngjarje është edhe një ish oficer i lartë i policisë që ndodhej në tavolinë me Elton Cicon e dy persona të tjerë dhe që pas ngjarjes, akuzohet se ka zhdukur telefonat celularë dhe një armë që viktima kishte pasur me vete. /Panorama

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dy filozofi të ndryshme, Roma-Inter, ose mbrojta kundër sulmit më të mirë

Dy filozofi të ndryshme, Roma-Inter, ose mbrojta kundër sulmit më të mirë

18/09/2026
Nis “era” Xavi, spanjolli publikon listën e Holandës, dy risi dhe konfirmime (FOTO)

Nis “era” Xavi, spanjolli publikon listën e Holandës, dy risi dhe konfirmime (FOTO)

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al