Një javë pas sulmit vdekjeprurës ndaj 19-vjeçarit grek nga një grup tifozësh jashtë stadiumit në Selanik, policia ka arritur në arrestimin e 9 prej 11 autorëve. Njëri prej të arrestuarve është edhe një shtetas shqiptar, 23 vjeç. Avokati i shqiptarit ka folur mëngjesin e sotëm në një emision në lidhje me çështjen e 23-vjeçarit. Ai thotë se klienti tij nuk është vrasës i 19-vjeçarit. Sipas tij shqiptari i akuzuar nuk ndodhej në zonë momentin e sulmit, ai erdhi më vonë me makinë për të ndihmuar grupin të arratisej. “Nuk ka goditur, as nuk ka përdorur asnjë armë të ftohtë”, tha avokati.